Maqedoni, prej nesër makinat duhen të kenë pajisje dimërore, përndryshe do të dënohen

Në qoftë se nuk respektohen rregullat për përdorim dhe mbajtje të pajisjes dimërore në automjete, të cilët janë paraparë në Ligjin për siguri në komunikacionin rrugor, çdo shoferi që vepron në kundërshtim me dispozitat do t’i jepet urdhër-pagesë me gjobë në vlerë prej 45 euro në kundërvlerë të denarit, gjegjësisht do t’i regjistrohen 25 pikë negative, përkujtojnë nga Këshilli republikan për siguri të komunikacionit në rrugë (KRSKRR), transmeton Portalb.mk.

Detyrimi për mbajtje të pajisjeve dimërore nëpër automjete do të vlejë nga 15 nëntori i vitit 2018, ndërsa do të zgjasë deri më 15 mars të vitit 2019.

Nëpunësi policor, sipas dispozitave ligjore, do t’i urdhërojë shoferit ta ndalë lëvizjen e mëtejshme të automjetit nëse nuk vepron sipas shenjës në komunikacion për mbajtje të obligueshme dhe përdorimit të pajisjes dimërore.

Gjithashtu, nëpunësi policor mund t’i urdhërojë shoferit ta ndalë lëvizjen e mëtejshme edhe atëherë kur nuk ekziston shenjë komunikacioni për mbajtje të obligueshme të pajisjes dimërore, nëse kushtet dimërore në rrugë nuk mundësojnë zhvillim të papengueshëm dhe të sigurt të komunikacionit, gjegjësisht nëpunësi policor mund t’i urdhërojë shoferit që detyrimisht ta vendosë pajisjen dimërore në automjet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button