Partia Liberale: Etiketat ekologjike nuk do ta zgjidhin problemin e ndotjes së ajrit

Partia Liberale e Maqedonisë konsideron se me vendosjen e etiketës së kuqe, verdhë dhe gjelbër për vetura nuk do të zgjidhet problemi me ndotjen, transmeton Portalb.mk

“Do të goditet në shtresën më të varfër të qytetarëve të cilët kursimin e fundit e kanë shfrytëzuar për blerjen e veturës personale, që në shekullin 21 parqet nevojë të domosdoshme, e jo luks. Ndotja e treguar në stacionet matëse tregon numra më të lartë të ndotjes në orët e mesnatës, periudhë në të cilën në kryetqitet lëvizin numër i vogël i veturave. Për atë konsiderojmë se përgjegjësia mbetet të kërkohet te deponitë e egra, kompanitë dhe te ata që  ndezin zjarre”, theksojnë nga partia.

Nga partia thonë se edhe subvencionimi i veturave elektrike dhe hibride nuk është zgjidhje afatgjate dhe propozon që Qeveria ta heq akcizën për import të veturave të reja, veturat e mallrave dhe mekanizmin në dy vitet e ardhshme. Partia propozon që edhe në ditët e ndotjes së ajrit mbi kufijtë e lejuar, vozitja me autobus të jetë pa pagesë për të gjithë qytetarët e vendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button