Karikaturë, Gruevski në Hungari: Kam vjedhur, mashtruar, gënjyer – a do të më jepni azil?

Arratisja e ish kryeministrit Nikolla Gruevski nga Maqedonia në Hungari, ka qenë temë kryesore në të gjitha mediat e vendit, por e njëjta ka ngjallur reagim gjithashtu edhe në mediat botërore, e padyshim edhe në ata të Hungarisë, ku Gruevski ka gjetur strofull për t’u strukur nga burgu i Shutkës, njofton Portalb.mk.

Portali hungarez “HVG” ka publikuar një karikaturë në të cilën shihet Gruevski dhe miku i tij, i cili ashtu siç shkruhet nëpër media ka organizuar arratisjen, kryeministri hungarez Viktor Orban duke dialoguar.

“Si kryeministër kam vjedhur, mashtruar dhe gënjyer. Tani më ndjekin në vendin tim. A do të më merrni te ju?”, e pyet Gruevski Orbanin.

“Ne jemi gjithmonë të lumtur për të mirëpritur ata që ndajnë kulturën tonë!”, i përgjigjet Orbani Gruevskit.

Ndryshe, Gruevski dje u lajmërua nga Budapesti duke shkruar në rrjetin social Fejsbuk se ka qenë i detyruar të ikë pasi që ka pasur kërcënime me jetë. Në fakt, Gruevski i iku burgut, pasi që Policia fillojë ta kërkojë për ta dërguar prapa grilave. Pas njoftimit se Gruevski më nuk ndodhet në Maqedoni, Policia ka shpallur urdhër-arrest ndërkombëtar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button