Flekenshtajn: Vështirë ta imagjinoj se Hungaria do t’i japë azil politik Gruevskit

Eurodeputeti, Knut Flekenshtajn ka komentuar në lidhje me arratisjen e ish kryeministrit Nikolla Gruevski në Hungari, njofton Portalb.mk.

Sipas tij, nuk beson që Hungaria t’i japë azil Gruevskit për dy arsye, e para që Gruevski mund të ketë proces të drejtë gjyqësor në Shkup dhe e dyta se Orban nuk pranon azilkërkues.

“Vështirë ta imagjinoj se Qeveria e Hungarisë do t’i japë azil politik ish kryeministrit Nikolla Gruevski. Për një dy gjëra, e para Gruevski mund të jetë i sigurt për një proces të drejtë gjyqësor në Shkup dhe së dyti, gjithmonë kam menduar se Orban nuk pranon asnjë azilkërkues në vendin e tij”, shkruan Flekenshtajn.

Ndryshe, Gruevski dje u lajmërua nga Hungaria duke shkruar në rrjetin social Fejsbuk se ka qenë i detyruar të ikë pasi që ka pasur kërcënime me jetë. Në fakt, Gruevski i iku burgut, pasi që Policia fillojë ta kërkojë për ta dërguar prapa grilave. Pas njoftimit se Gruevski më nuk ndodhet në Maqedoni, Policia ka shpallur urdhër-arrest ndërkombëtar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button