Maqedoni, filloi strehimi i personave të pastrehë

Para disa ditëve Qeveria komunikoi për ngjarjen lidhur me premtimin për personat e pastrehë dhënë në programin parazgjedhor të LSDM:

Do të hapim pika për qëndrim gjatë natës dhe për ushqim për personat e pastrehë, në bashkëpunim me shoqata nacionale dhe lokale të qytetarëve në të gjitha komunat ku ka nevojë

Ky premtim i LSDM dhënë në programin parazgjedhor “Plani për jetë në Maqedoni”, është me afat kohor për realizim në dy vitet e para të vitit që nga marrja e qeverisë është duke u realizuar.

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev dhe ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Mila Carovksa para disa ditësh vizituan personat e parë të cilëve ju mundësua vendosja në kushte të denja në qendrën pranuese në Vizbegovë, të cilët deri më tani kanë jetuar në hapësirë nën Kalanë e Shkupit. Bëhet fjalë për 96 persona, të cilët janë vendosur në 15 objekte të reja të përshtatshme.

Carovska gjatë kësaj theksoi se edhe dimrin e kaluar kanë intervenuar dhe kanë vendosur një numër të caktuar të personave të pastrehë në një objekt të përkohshëm të Ministrisë, por edhe se me ndihmën e Organizatës Ndërkombëtare për migrime IOM dhe me Fondacionin Shoqëria e Hapur me ndërtimin e objekteve të reja, duke shtuar se në të janë vendosur 96 persona dhe mbi 60 janë fëmijë.

 Maqedonia është shtet social dhe një mënyrë të barabartë për të gjithë qytetarët të kenë jetë të dinjitetshme. Në vendbanimin e përkohshëm në Vizbegovë tani janë të vendosur 96 persona prej të cilëve 60 janë fëmijë. Me vendosjen në vendbanimet e reja u bënë me kushte dinjitoze për jetë dhe mundësi për aktivizim të tregut të punës, ndërsa fëmijë janë kyçur në procesin arsimor. Me këtë prej viti të ardhshëm startojmë me reformën sociale të këta persona do të kenë mundësi për shfrytëzimin e shtesës fëmijërore dhe arsimore“, tha ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Mila Carovska.

Ajo shtoi se për këto persona do të ndërmerren masa të tjera, në veçanti masat për punësim dhe kyçjen dhe të të rriturve edhe të fëmijëve në procesin arsimor.

Për këtë rast kryeministri Zaev, deklaroi se aksione të tilla dhe objekte të tilla ose aktivitete infrastrukturore ka edhe në komunat e tjera nëpër Maqedoni, duke përmendur Manastritin, Dellçevën, Kumanovën…

Për shkak të fakteve të lartpërmendura mund të vlerësohet se premtimi i dhënë në programin parazgjedhor është duke u realizuar.

Burimi: Vërtetmatës.mk

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button