Ish-ushtari serb u dënua me 7 vjet burgim për krime lufte në Bosnjë

Ish-ushtari serb Milanko Deviq u dënua me shtatë vjet burg për krime lufte gjatë Luftës së Bosnjës, raporton Anadolu Agency (AA).

Në procesin gjyqësor që u dëgjua në Gjykatën e Lartë të Beogradit, Deviq u shpall fajtor për krime lufte kundër civilëve boshnjakë në korrik të vitit 1992 në qytetin boshnjak Kljuç.

Sipas gjykatës, Deviq, anëtar i Ushtrisë së Republikës Sërbska (VRS), së bashku me Bogdan Sabota dhe një tjetër ushtar serb nxorën me forcë civilin boshnjak Ismet Sljivar nga shtëpia e tij duke i drejtuar armën.

Gjykata tha se Deviq së bashku me dy ushtarët e tij më pas kishin qëlluar Sljivarin dhe e kishin hedhur kufomën e viktimës në lumin Sanica.

Prokurori kishte kërkuar nëntë vjet burg për Deviq.

Ndërkohë, Gjykata e Kantonit në Bihaç në Bosnjë dhe Herzegovinë kishte dënuar Sabotën, të cilit i ishte hedhur përgjegjësi për vrasjen e Sljivar, me tetë muaj burgim gjatë një gjyqi të vitit të kaluar. Megjithatë, dënimi i Sabotës ishte reduktuar në gjashtë muaj pas dorëzimit të një ankese.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button