NATA E TURPIT!

Me sa duket, të nderuar lexues, parashikimet për fundin e botës nuk janë dhe aq larg. Ndoshta nuk do të jetë data e stërpërfolur e 21 dhjetorit të vitit 2012, por me siguri është afër.

Nuk jam nga ata që merrem me parashikim gjërash, aq më pak kur bëhet fjalë për çështje mbi të cilat ka kompetenca vetëm i madhi Zot, por prapëseprapë, punët dhe veprat tona flasin mjaft.

Dje, më datë 14.12.2012 qenkësh paraparë organizimi i Natës së Turpit, d.m.th. natës së seksit në Prishtinë; paramendoni – në Prishtinë. Prej kur, të nderuar, Prishtina na qenka shndërruar në vatër homoseksualësh e pederash? Prej kur të nderuar, Prishtina na qenka shndërruar në vatër lesbikesh e prostitutash? Apo mos vallë kështu na qenka moda e fundit? Apo mos ndoshta Evropa e kërkon një gjë të tillë prej nesh? Apo Amerika, a NATO-ja? Kush?

Të nderuar lexues, nuk ka më keq se duke qëndruar me familjen tënde në shtëpi, në një mbrëmje acari si këto që po jemi duke i përjetuar (sepse edhe ashtu s’ke ku shkon nga rrugët e bllokuara në secilin cep, sepse mund të përfundosh me eshtra të thyera në spital), të ndezësh televizorin dhe gjënë e parë që dëgjon të jetë organizimi, shënimi, mbajtja e Natës së seksit në një vend ku mendohej se ka popullatë kryesisht myslimane po edhe të feve tjera, ngase është fakt që asnjëra prej tyre (feve) nuk toleron këto maskarallëqe dhe rezillëqe që po na ndodhin në qytetet tona, në lagjet tona, në shtëpitë tona. Si mendoni, çfarë do të ishte pyetja e fëmijëve tanë të vegjël përpara këtij lajmi?

Si mendoni, si do të ishte ndjenja e një anëtari të familjes karshi prindërve apo gjyshërve të tij, apo karshi fëmijëve, për të cilët japim gjithçka që t’u sigurojmë një të ardhme më të mirë? A kështu sigurohet e ardhmja e fëmijëve tanë, me net seksi, me net droge, me net alkooli e prostitucioni, me net shthurjesh pa fund… Me çka?

Kam frikë se nesër do t’i shndërrojmë edhe shtëpitë tona, vatrat tona në shtëpi publike, dhe kushdo të mund të bëjë çfarëdo, do ta promovojmë seksin brenda-familjar që të mos mundohemi të bredhim sa andej këndej për të marrë ndonjë shërbim të tillë. Zot na ruaj! Nëse dikush mendon se me kësi organizimesh dhe me legalizim të prostitucionit dhe homoseksualizmit do të mundemi më kollaj të “integrohemi” në BE dhe struktura tjera, gabohet rëndë.

E nëse vërtet këto janë kushtet, atëherë më mirë qëndrojmë jashtë Evropës. Gjenerata të tëra, breza të tërë kanë jetuar në këto troje edhe kur nuk ka pasur BE apo NATO, por ama kanë jetuar ashtu si do Zoti, ashtu si kërkojnë normat e mirëfillta morale, fetare, njerëzore, hyjnore… Andaj, aktin e tifozëve të Prishtinës Plisave, e arsyetoj plotësisht; bile kjo që ata kanë bërë është shumë pak…njerëz të tillë të cilët kishin dalë në mbrojtje të dhomës së kuqe (a kanë prindër këta, meqë ra fjala???) janë turp i shoqërisë sonë, janë fundërrina e fundërrinave të shoqërisë sonë, dhe ata “meritojnë” shumë më tepër se një demolim të thjeshtë të Dhomës së tyre të TURPIT! BRAVO për PLISAT!

Në fund, mendoj që në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri dhe gjetiu ka ende njerëz të cilët i kultivojnë me fanatizëm vlerat e mirëfillta morale, fetare, njerëzore e kombëtare dhe kujtoj që është koha të reagohet në mënyrë masive nga të gjithë për të çrrënjosur njëherë e përgjithmonë këto dukuri devijuese në shoqërinë tonë, edhe sikur të mbetemi jashtë çfarëdo unioni që ekziston apo do të ekzistojë në të ardhmen.

Lajme të ngjashme

Back to top button