fbpx

Gjashtë stacione të reja private filluan matjet me nivel të lartë të ndotjes së ajrit

Gjashtë stacionet e reja matëse, të cilat e masin ndotjen e ajrit në Shkup, janë vendosur nga ana e projektit “Skopje Puls” në mëngjes dhe mbrëmë kanë matur nivel të lartë të ndotjes, njofton “Meta“, transmeton Portalb.mk.

Stacionet matëse janë vendosur në Fabrikën e Metaleve Tito në Komunën e Gazi Babës, te Stacioni Policor në Gjorçe Petrov, lagjen Kozle të Komunës Karposh, por edhe tre stacione në Qendër – te kafiteria “Izlet”, te fondata në Parkun e Qytetit dhe në Qendrën Klinike. Paraprakisht janë instaluar 10 stacione të këtilla – në Cerniçe. Draçevë, Sopishte, Zhelezarë, dy në Aerodrom, në Kisella Vodë, Bardovcë, dy në Gjorçe Petrov dhe në Gazibabë.

Në Vodno mbrëmë janë matur 108 mikrogramë për një metër kub, në Kozle 241, Gazi Babë 260, Parkun e Qytetit 102, te “Izlet” 145 dhe në Gjorçe 158 mikrogramë për një metër kub.

Këto stacione matëse të “Skopje Puls”, projekt i kompanisë “Netcetera”, janë të pavarura nga rrjeti i stacioneve të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe masin grimca të PM10 dhe PM2.5, por edhe kualitetin e ajrit (AQI), pas së cilës informatat i dërgojnë dhe mund të shihen në aplikacionin “Moj Vozduh”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button