Maqedoni, RDM propozon masa për mbrojtjen e ambientit jetësor

Ме qëllim të uljes së nivelit të ndotjes së ajrit nëpër qytetet e Maqedonisë, Rilindja Demokratike e Maqedonisë (RDM), ka propozuar nëntë masa urgjente, të cilat do të mund ta ulin nivelin e ndotjes, njofton Portalb.mk.

Nga kjo parti politike e cila si parti e gjelbër është e fokusuar në mbrojtjen e ambientit jetësorë i propozojnë këto masa:

  1. Kontrollim intensiv të inspektorëve ndaj burimeve të mundshme të emisioneve të dëmshme, në veçanti industria, serviset, deponive të egra dhe kashtës, nga ana e inspektorëve shtetëror dhe lokal.
  2. Furnizim me mjete për incizimin (kamera teleskopike) dhe vendosja në objektet e larta nëpër qytete, që të identifikohen burimet e emisioneve të dëmshme sipas shembullit të Beogradit.
  3. Ulja e TVSH-së, për nxehjen qëndrore nga 18 përqind në 5 përqind , me qëllim që të rritet numri i shfrytëzuesve, kurse me këtë të ulet niveli i grimcave PM 10.
  4. Vendosja e programit të veçantë për kualitetin e ajrit në Ministrinë për mjedis jetësorë dhe planifikim hapsinor (me buxhet të posaçëm), që të bëhet përditësimi i rrjetit të stacioneve të matjes, të jenë mjete të akredituara nga laboratoria qendrore dhe aktivitete tjera.
  5. Të subvencionohen amvisëritë për pompat e ngrohjes, kondicionerët inventar dhe teknologji të tjera të pastra;
  6. Zëvendësimi i nxehjes me naftë nëpër çerdhe, shkolla, shtëpi të shëndetit dhe objekte tjera publike me nxehje me gaz, pompa për nxehje dhe teknologji të tjera të pastra.
  7. Vendosja e praktikave të mira të ndërtimit në ndërtim (duke optimizuar funksionimin e makinave për kursimin e lëndës djegëse, duke mbuluar rërë dhe zhavorr me fletë metalike, spërkatje me ujë, larje të gomave të automjeteve, etj.). Në ditët e ndotjes ekstreme të ndalet puna në ndërtimtari.
  8. Në komunikacion të nxitet shfrytëzimi i transportit publik përmes: furnizimi me autobusë të rinj dhe lëshimi i linjave të reja, ulja e çmimit në 50 përqind, për biletat mujore gjatë periudhës së dimrit dhe vendosje e biletës ditore të gjelbër e cila do të vlejë për të gjithë. Rritje e çmimit të parkingut në komunën Qendër për 100 përqind, vendosja e parkimit zonal dhe pagesa e parkingut në të gjitha komunat, si dhe zvogëlimi i kohës së pritjes në udhëkryqet duke vendosur korsi që do të japin prioritet për autobusët dhe menaxhimi me dritat e trafikut.
  9. Pastrim i rregullt i rrugëve, mbledhje e rregullt e mbeturinave dhe pastrim i mbeturinave të egra nga ana e ndërmarrjes komunale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button