Ibraimi thotë se nuk do të paraqitet në seanca gjyqësore, gjykatësi: Do ta detyroni gjykatën të ndërmerr masa

Për më 3 dhjetor është anuluar seanca gjyqësore për lëndën “Titanik 2” të Prokurorisë Speciale, në të cilën është dashur që të prezantohen dëshmitë materiale, njofton Portalb.mk.

Gjykatësi Ognen Stavrev, ka dhënë afat prej tre ditëve që pala mbrojtëse të deklarohet nëse ndonjë prej të akuzuarve do të propozojë dëshmitarë.

Në fillim të seancës Stavrev i ka njoftuar të pranishmit se i ka pranuar si dëshmitar Lupka Guguçevskën, Admir Shabanin dhe Lubomir Atanasovskin dhe se rregulloren e përkohshme e ka pranuar si dëshmi materiale.

Ai ka informuar se janë refuzuar disa ankesa të Bedredin Ibraimit për të cilat i akuzuari, i revoltuar nga vendimi, tha se nëse është ashtu ai më nuk do të vijë në seanca.

Gjykatësi Stavrev theksoi se nëse bën ashtu atëherë do ta detyrojë gjykatën që të ndërmarrë masa që nuk do të jenë në dobi të tij, pas së cilës i akuzuari Ibraimi tha se “bëni çfarë të doni pasi nuk më lejoni që t’i deklaroj dëshmitë e mia”.

Në “Titanik 2” të akuzuar janë ish lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi, ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov dhe ish anëtarët e KSHZ-së, Bedredin Irabimi, Aneta Stefanovska, Vllatko Stojkovski dhe Sasho Srcev.

Të gjithë të akuzuarit e “Titanik 2”, përveç Mijallkovit, penalisht janë përgjegjës për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve, ndërkaq ish shefi i Policisë Sekrete do të jetë përgjegjës për veprën penale “marrje të dhuratës për ndikim të kundërligjshëm”.

  • LEXO KËTU PËR MË SHUMË RRETH RASTIT – “TITANIK 2” 

Nga “bombat” e publikuara të LSDM-së, mund të dëgjohet se si Mijallkov dhe Thaçi merren vesh për votim në lidhje me ankesat e dorëzuara deri te KSHZ-ja. Gjykata e Apelit i ka pranuar dy “bomba” që të jenë pjesë e dëshmive materiale në këtë lëndë.

Bisedat e përgjuara mund t’i dëgjoni më poshtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button