Buxheti 2019, Qeveria do të angazhojë këshilltarë gjermanë për të rritur fuqinë punëtore

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka njoftuar se me propozim – buxhetin i vitit 2019, parashihet rritje e masave për punësim, të cilat do të mundësojnë rikualifikim dhe kualifikim të fuqisë punëtore. Për këtë, Qeveria parasheh angazhim të dy këshilltarëve gjermanë për realizim të arsimimit dualist, transmeton Portalb.mk.

“Për këtë qëllim, në bashkëpunim me kancelaren gjermane Merkel dhe me Qeverinë e Gjermanisë, do formohet komitet i përbashkët, shtesë në Qeverinë e Maqedonisë do të angazhohen dy këshilltarë nga Gjermani të cilët do të punojnë në implementimin dhe realizimin e arsimit dualist”, tha Zaev.

Sa i takon investimeve kapitale të cilat u bënë pjesë e rebalancit buxhetor të vitit 2018, kryeministri Zaev tha se periudha kohore që vijon 2018-2019, do t’i përshpejtojë realizimin e investimeve kapitale.

LEXO: Kuvendi e miratoi rebalancin buxhetor për vitin 2018

Ministri i Financave, Dragan Tevdovski njoftoi se me buxhetin 2019 parashihet ulje e deficitit buxhetor për 0,5 për qind, në krahasim nga viti 2018.

“Me këtë buxhet qartë e kemi përmbushur atë çfarë e kemi parashikuar me strategjinë fiskale, konsolidim i matur fiskal, respektivisht ulje e deficitit buxhetor. Nëse në vitin 2017, deficiti buxhetor ishte 3 për qind, tash ai do të jetë 2,5 për qind”, tha Tevdovski.

Në debatin televiziv me gazetarë dhe ekspertë të ekonomisë, Zaev dhe Tevdovski kanë deklaruar se me propozim buxhetin 2019 do të sigurohen më shumë para për qytetarët, si bazë për zhvillim ekonomik, mbrojtje sociale dhe jetesë më të mirë.

Debati televiziv për propozim – buxhetin e vitit 2019

LEXO: Buxheti 2019: Rritje të rrogave për punonjësit në shëndetësi, Armatë, administratë publike dhe çerdhe

Rritje e pagave prej 10 për qind për mjekët specializant, dhe për 5 për qind për punonjësit shëndetësor, çerdhe, administratë publike dhe në Armatën e Maqedonisë, parashihen të ndodhin në periudhën kohore janar – shtator 2019, me buxhetin e vitit 2019. Propozim – buxheti i vitit 2019 do të kushtojë 3.7 miliardë euro, dhe pikat kryesore të saj u prezantuan dje në diskutim publik me sindikatat, odat dhe sektorin civil në Ministrinë e Financave, para se i njëjti të hyjë në procedurë kuvendore. Buxheti i vitit 2018 arriti vlerën 3.4 miliardë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button