Eko autobusët urban, BERZH i jep 10 milion euro kredi NQP-së

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, e ka miratuar kërkesën për kredi, për projektin për furnizimin e 35 autobusëve me gaz natyror nga Ndërmarrja e Transportit Publik, Shkup, pas të cilit do të shpallet tender. Projekti për furnizimin me eko-autobusë do të kushtojë 11,8 milion euro, prej të cilave 10 milion do të sigurohen nga BERZH, ndërkaq 1.8 milion nga NQP dhe Qyteti i Shkupit, njofton Portalb.mk.

“Përveç rinovimit të automjeteve NQP-Shkup, kredia e miratuar nga BERZH do të përdoret për tre qëllime të tjera: përmirësimin e efikasitetit dhe qëndrueshmërinë e funksionimit të kompanisë së transportit publik, ristrukturimin e sektorit të autobusëve në Shkup dhe zhvillimin e një Plani për Qytetet e Gjelbra. Në këtë mënyrë, jo vetëm që do të blihen autobusë të rinj për NQP- Shkup, por do të rritet cilësia dhe efikasiteti i transportit të qytetit në Shkup, dhe kështu edhe numri i pasagjerëve që e përdorin atë çdo ditë”, thonë nga NQP, Shkup.

Autobusët ekologjik konsumojnë dy herë më pak karburant sepse punojnë me gaz natyror, kurse përveç kësaj prodhojnë më pak thërrime të dëmshme për shëndetin e njeriut PM10.

LEXO:  Shilegov, autobusët e furnizuar nga pushtetit paraprak nuk janë ekologjik

LEXO: Autobusët dykatësh po shkatërrohen: Nga dymbëdhjetë prej tyre, vetëm dy janë në rregull

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button