Spasovski: Përgjegjësi për arratisjen e Gruevskit kërkoni nga gjyqtarët

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, nuk do të jep dorëheqje dhe nuk ndjehet përgjegjës për arratisjen e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski. Ai thotë se MPB vepron në bazë të urdhërave të Gjykatës, kurse për këtë përgjegjësi duhet të kërkohet nga gjyqtarët, njofton Portalb.mk.

“Paramendoni ka paraburgim për vjedhje të rëndë, kurse për vepra të renda penale nuk ka paraburgim. Policia punon në bazë të urdhërave të gjykatës. Ekzistojnë masa për siguri kurse ato i siguron gjykata”, tha Spasovski në pres konferencë për media.

LEXO: Gruevski i pakapshëm për organet e rendit, opozita dhe pushteti me akuza të ndërsjella (VIDEO)

Spasovski njofton se kërkimet do të vazhdojnë, dhe nëse gjykata do të u jep leje do të hyjnë në çdo objekt për ta kërkuar. Ai tha se MPB ka marrë informacione të cilat do ta ndihmojnë kërkimin, ndërkaq të njëjtat nuk do të ndahen me publikun.

“E kemi kërkuar Gruevskin në shtëpinë e tij, i kontrollojmë veturat. Përderisa të kemi urdhër do të hyjmë në çdo objekt. Në bazë të informacioneve që i kemi marrë, sigurisht do të veprojmë. Mos prisni që të vendosim link në qendër dhe ti ndajmë të gjitha informacionet nga kërkimet me publikun”, tha Spasovski.

LEXO: As Sasho Mijallkov nuk e di se nuk ndodhet kushëriri i tij Nikolla Gruevski

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button