Vetura e Policisë Ushtarake përpara selisë së VMRO-DPMNE-së, deklarohen nga Ministria e Mbrojtjes

Një veturë e Policisë Ushtarake mbrëmë është fotografuar në afërsi të selisë së VMRO-DPMNE-së, në kohën kur Ministria e Punëve të Brendshme, ka kryer kontrolle për gjetjen e ish kryeministrit të Maqedonisë Nikolla Gruevski, i cili momentalisht gjendet në arrati për shkak se nuk është paraqitur në Burgun e Shutkës për ta mbajtur dënimin me burg prej 2 vjetëve për rastin “Tanku”, njofton Portalb.mk.

Vetura është fotografuar dhe është publikuar në rrjetet sociale. Grupi “Bojkotoj”, të cilët janë të afërt me partinë opozitare, ka akuzuar se po keqpërdoret ushtria me qëllim që t’i bëhet trysni partisë së VMRO-DPMNE-së, por nga Ministria e Mbrojtjes thonë se është dezinformatë, pasi që vetura në fjalë ka qenë në detyrë për të shoqëruar një delegacion të huaj.

“Bëhet fjalë për aktivitet të rregullt të Policisë Ushtarake e cila mbrëmë ka kryer detyra për shoqërimin e delegacionit të lartë ushtarak prej jashtë vendit, e cila është gjendur në hotelin “Best Vestern” e cila ndodhet në afërsi të selisë së VMRO-DPMNE-së”, thonë për Portalb.mk nga Ministria e Mbrojtjes.

LEXO: Gruevski, “i pakapshëm” për të pranuar vendimin për burg
LEXO: Burgu e njoftoi gjykatën: Gruevski nuk është paraqitur për ta mbajtur dënimin
LEXO: Ish kryeministri Gruevski ende në ikje, fotoja e tij u publikua bë faqen e MPB-së
LEXO: Është shpallur fletë-arrest për Gruevskin, MPB ka filluar ta kërkojë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button