Biseda telefonike Veljanoski – Gruevski: Nuk do të bie shi dhe më shumë do të elektrizohet maqedonasi

Nga seanca gjyqësore për rastin e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë

Në dëshminë materiale për 27 prillin e 2017-s në Kuvendin e Maqedonisë – SMS porositë e ish kryeparlamentarit Trajko Veljanoski, ky i fundit shihet se si ka komunikuar me ish liderin e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski për të organizuar miting që siç shkruan “maqedonasi të jetë i elektrizuar”, transmeton Portalb.mk.

Sipas ekspertizës së prokurores, Vilma Ruskoska që u prezantua sot, komunikimi telefonik Veljanoski-Gruevski është kryer më 25 shkurt të 2017-s.

Veljanoski i ka dërguar porosi Gruevskit: “Unë sërish mendoj se më mirë është që të mbahet miting të shtunën, do të ketë kohë për përgatitje, nuk do të bie shi dhe më shumë do të elektrizohet maqedonasi”.

Përndryshe, prokurorja Vilma Ruskoska, para fillimit të seancës ka paralajmëruar se sot është ekspertiza e celularëve, kurse si i pari është i Veljanoskit.

Në procedurën për 27-prillin, 32 personave u gjykohet për kërcënim terrorist të rendit dhe sigurisë kushtetuese dhe për pjesëmarrje në kryerjen e veprës penale.

Në seancat paraprake janë parë incizime nga kamerat e sigurisë, si dhe incizime nga telefonat celular të të akuzuarve. Këto incizime, si dhe mesazhet janë pjesë e dëshmive të cilat prokuroria i posedon kundër personave të akuzuar.

LEXO: I akuzuari i “27 prillit” është ndalur në spital për mjekim, prokurorja kërkoi ndarje të procedurës për të
LEXO: I akuzuari i “27 prillit” është ndalur në spital për mjekim, prokurorja kërkoi ndarje të procedurës për të

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button