Turqi, janë ndaluar 63 migrantë të padeklaruar

Në afërsi të distriktit Seferihisar në Izmir të Turqisë, në hapësirën detare janë ndaluar 63 migrantë të padeklaruar të cilët tentonin ilegalisht të kalojnë në Greqi, raporton Anadolu Agency (AA).

Ekipe të rojës bregdetare filluan aksionin pas një lajmërimi se është parë një grup migrantësh në det, pas çka ndaluan varkën me të huajt.

Bëhet fjalë për 38 shtetas të Republikës së Afrikës Qendrore, 18 të Republikës Demokratike të Kongos, katër të Somalisë dhe tre të Palestinës.

Të huajt janë dorëzuar në Departamentin për menaxhim të migracionin në Izmir.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button