As Sasho Mijallkov nuk e di se ku ndodhet kushëriri i tij Nikolla Gruevski

Ish-drejtori i Drejtësisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), Sasho Miijallkov, deklaroi se nuk e di se ku ndodhet kushëriri i tij apo si-kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski, të cilin prej mbrëmë me flet-arrest e kërkon policia, transmeton Portalb.mk.

“Nuk e di”, shkurt u përgjigj Mijallkov duke hyrë në ndërtesën e Gjykatës Penale, i pyetur nga gazetarët për atë se a e di se ku ndodhet kushëriri i tij.

Mijallkov, sot ndodhet në gjykatë për t’u gjykuar në rastin e PSP-s, “Titanik 2”.

Ndryshe, ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski tashmë disa ditë është i pakapshëm për organet e rendit, të cilët e kërkojnë për ta mbajtur dënimin me burg prej dy viteve, që u dënua në rastin “Tank”.

LEXO: Gruevski i pakapshëm për organet e rendit, opozita dhe pushteti me akuza të ndërsjella (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button