Gruevski i pakapshëm për organet e rendit, opozita dhe pushteti me akuza të ndërsjella (VIDEO)

Ish kryeministri i Maqedonisë dhe ish lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski është i pakapshëm për organet e rendit, edhe pse dje në shtëpinë e tij dhe në shtabin e VMRO-DPMNE-së u realizuan bastisje. U kontrolluan edhe vetura në afërsi të parkingut të shtabit. Të gjitha këto përpjekje, sipas udhëheqësisë së VMRO-DPMNE-së janë sulm politik i kryeministrit Zoran Zaev ndaj partisë opozitare, ndërkaq i njëjti thotë se nuk ka njohuri për bastisjet e MPB-së, transmeton Portalb.mk.

Në videon e realizuar nga Portalb.mk, pak minuta pas mesnate para Burgut të Shutor Orizares Gruevski nuk ishte parë të jetë paraqitur për ta vuajtur dënimin.

LEXO: As Sasho Mijallkov nuk e di se nuk ndodhet kushëriri i tij Nikolla Gruevski

Sipas pasuesit të Gruevskit, liderit aktual të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski lloji i bastisjeve që u bënë dje nga MPB-ja duhej të bëheshin për vrasësit e Martin Janushevit dhe Nikolla Sazdos, e jo për ta gjetur Nikolla Gruevskin. Ai operacionin e djeshëm të MPB-së e ka quajtur sulm politik ndaj VMRO-së.

Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski (Foto: Arbnora Memeti)
Hristijan Mickoski

“Ka kaluar një vit nga vrasja në Aerodrom e Martin Janushev, ka kaluar disa muaj nga vrasja e tifozit Sazdo dhe vrasje të tjera me rend për të cilat kryerësit janë në arrati, kurse personat e tyre nuk njihen për publikun.  Nuk ka pasur spektakle të tilla sikur sonte, kurse duhej të kishte, sepse atje diku, në ndonjë qosh apo lagje, dje ka shëtitur i dyshuari për cenim të të drejtave të njeriut. Dhe ju, në vend se të vraponi drejt tyre, merreni me sulm, sulm politik ndaj VMRO-DPMNE-së”, tha Mickoski nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social Fejsbuk (Facebook).

Igor Janushev
Igor Janushev

Edhe sekretari gjeneral i VMRO-DPMNE-së, Igor Janushev ka vlerësuar se bastisjet në shtabin partiak, janë sulm politik i pushtetit ndaj opozitës.

“Ky është sulm ndaj atyre që mendojnë ndryshe. Me këtë ndjekje Zaev i keqpërdor edhe mediat. Ky nuk është pajtim, por vlim të krizës politike. Ajo çfarë ndodhi dje nga njerëzit e tyre, nuk është pajtim. Kjo trysni është sulm ndaj opozitës dhe kjo nuk do të kalojë ashtu – kështu”, tha Janushev.

Ai ka shtuar se: “Ajo çfarë dëshirojmë të besojmë, se policia me urdhër të Zaevit, nuk do të ndalojnë që të hynë në shtabin e partisë”, me çka ka njoftuar se Gruevski në shtab ka qenë “para 6-7-8-9 muaj më parë”.

Zoran Zaev

Derisa MPB-ja realizonte bastistje, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev realizonte debat televiziv për çështje ekonomike, i pyetur për gjendjen aktuale në Maqedoni dhe mosparaqitjen në burg të pararendësit të tij, Nikolla Gruevski, ai tha: “Për aksionin nuk kam njohuri, sepse e di se MPB-ja nga Gjykata ka marrë urdhër të shkruajë fletë-arrest për shkak të pamundësisë që të gjendet personi i gjykuar që t’i jepet urdhëresa për mbajtjen e dënimit me burg. Pres që zotëri Gruevski nuk do të lejojë që të zhvillohet ndjekje ndaj tij dhe të ngjashme. Ajo është normale, së paku ai ashtu fliste”, tha Zaev.

LSDM-ja për Janushevin dhe Mickoskin: I kanë ofenduar qytetarët

Qëndrimet e Janushevit dhe Mickoskit për partinë në pushtet, Lidhjen Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM), janë ofendim i qytetarëve të Maqedonisë, pasi që organet e rendit e kërkojnë Gruevskin që të përballet me përgjegjësi dhe ta mbajë dënimin.

“Mickoski dhe Janushev trupërisht i kanë ofenduar të gjithë qytetarët që e kërkojnë Gruevskin që të mos fshehët, të përballet me përgjegjësi dhe ta mbajë dënimin. Për udhëheqësinë e VMRO-DPMNE-së, gazetarët dhe opinioni janë ‘zagar mediatik’, vetëm pse ata interesohen se ku është Nikolla Gruevski, se pse fshihet dhe a ka turp? Në vend se ti ofendojë gazetarët, Micskoki të tregojë se a duhet Gruevski të përgjigjet për krimet? Apo Mickoski e arsyeton ikjen e Gruevskit dhe fshehjen e tij nga drejtësia?”, thanë nga LSDM-ja.

LEXO: Burgu e njoftoi gjykatën: Gruevski nuk është paraqitur për ta mbajtur dënimin
LEXO: Ish kryeministri Gruevski ende në ikje, fotoja e tij u publikua bë faqen e MPB-së
LEXO: Është shpallur fletë-arrest për Gruevskin, MPB ka filluar ta kërkojë

Përndryshe, dje Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë, pas njoftimin të Gjykatës se “Nuk është duke arritur ta gjejë Nikolla Gruevskin për t’ia dhënë njoftimin që të paraqitet në Burgun e Shuto Orizares, për ta vuajtur dënimin me dy vjet burg në rastin “Tank””, ka hapur fletë-arrest për Greuvskin, dhe deri para mesnate ka kryer bastisje në shtëpinë e të apostrofuarit, në shtabin e partisë opozitare VMRO-DPMNE-së dhe në veturat e pjesëtarëve të kësaj partie.

LEXO: Gruevski, “i pakapshëm” për të pranuar vendimin për burg
LEXO: Seanca për “Titanikun” është shtyrë, as nesër Gruevski nuk do ta marrë njoftimin

Në momentin e parë që do ta gjejë MPB, në mënyrë të detyrueshme do ta dërgojë në Burgun e Shutkës.

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski është dënuar me dy vite burg në rastin “Tank” të PSP-së për furnizimin e mercedesin me vlerë prej 580.000 euro.

LEXO: Arifi: Gjykata duhet të sjell urdhër Gruevskin ta dërgojnë në burg me përcjellje policore
LEXO: Najçevska: Çfarë është ky budallallëk, kriminelin e dënuar Gruevski duhet ta lusim të shkojë në burg?
LEXO: Gruevski as e ka pranuar vendimin, as është paraqitur në burgun e Shutkës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button