Eurokomisari Zhbogar kërkon më shumë reforma në gjyqësor

Marrëveshjet me Greqinë dhe Bullgarinë janë avancim shumë i madh, por presim hapa të tillë dhe reformat tjera, gjegjësisht në gjyqësor, kështu deklaroi eurokomisari, Samuel Zhbogar, transmeton Portalb.mk.

Zhbogar në emisionin e mbrëmshëm “360 gradë” të Alsat vlerësoi se ka zhvendosje të caktuara në gjendjen e shërbimeve në kundërzbulim, veçanërisht me vendosjen në përdorim të Agjencisë për Ndjekjen e Komunikimeve, si dhe pas paralajmërimeve për reforma në vetë DSK.

Si fushë në të cilën duhet të bëhen reforma ai e theksoi gjyqësorin.

“Unë do të kthehesha në gjyqësor, ku me të vërtetë duam të shohim më shumë. Edhe në qershor, vendet anëtare kërkuan thellim të reformave, dhe këtu duam të shohim më shumë. Ka punë që janë implementuar, ka disa që duhet të përfundojnë, kështu që mund të themi se ka ende hapësirë për përmirësim. Në lidhje me administratën publike, shohim se kohës së fundit punët janë nën kontroll. Gjithmonë këshillojmë që mos të bëhen ndryshime karovike nëse nuk janë të nevojshme, mendohet për punësimet për shkak përfitimeve politike, por në pozita të vendosen persona të kualifikuar”, deklaroi Zhbogar.

Në lidhje me propozimet e pushtetit për falje dhe opozitës për amnisti për ngjarjes në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë vitin e kaluar, Zhbogar konsideron se Kuvendi duhet të gjejë mënyrë që të mos kërcënohet e drejta gjatë sjelljes së vendimeve për ndonjë lloj amnistie për një pjesë të involvuarve në ngjarjet e 27 prillit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button