Stacioni i matjes në Lisiçe nuk punon prej kur filloi ndotja e madhe

Instrumentet me të cilat maten PM10 grimcat kancerogjene në lagjet e Shkupit Lisiçe dhe Gazi Babë nuk janë në funksion nga data 5 tetor, përkatësisht 14 gusht.

Informacionet prej ueb-aplikacionit “Moj vozduh”, që i merr informatat prej instrumenteve nga Ministria për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor, tregojnë se stacioni i matjes në Lisiçe ka filluar të mos punojë kur ndotja ka nisur të jetë mbi koncentracionin maksimal të lejuar të PM10 grimcave prej 50 mikrogram për metër kub, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Matjet e fundit të instrumentit për PM10 në Lisiçe për datën 4 dhe 5 tetor tregon nivel të lartë të ndotjes. Këto dy ditë ndotja në Lisiçe e tejkalon kushtin për futje të masave prej 200 mikrogram për metër katror. Më 4 tetor në orën 10 të mëngjesit janë matur 233 mikrogram, kurse në orën 21, 184 mikrogram për metër kub.

Matja e fundit në stacion ka qenë më 5 tetor në orën 8 të mëngjesit kur pika e matjes ka treguar 137 mikrogram në metër kub. Tre orë paraprakisht në orën 5 të mëngjesit ka treguar 629 mikrogram, në orën 3 pas mesnatës 382 mikrogram, kurse në orën 1, 259.

Prej atëherë e tutje, instrumenti nuk është në funksion. Sot mbarojnë 39 ditë nga dita që stacioni nuk bën matje të PM10.

Për krahasim, vitin e kaluar vetëm katër ditë në muajin nëntor, koncentracioni i PM10 grimcave ka qenë në nivel më të ulët se 50 mikrogram të lejueshëm për metër kub, kurse në disa ditë ka lëvizur edhe mbi 250 mikrogram.

Përveç se qytetarët nuk mund të informohen në mënyrë adekuate sa është i ndotur ajri që e thithin, mosfunksionimi i instrumenteve në Lisiçe dhe Gazi Babë është problematike për shkak se sipas rezultateve prej këtyre matjeve përfshihen masat e parapara urgjente.

Për përfshirje të masave urgjente nevojitet që së paku dy pika të matjes në Shkup të paraqesin koncentracion të PM10 grimcave mbi 200 mikrogram për metër kub në mesditë, për dy ditët e fundit.

Kjo donë të thotë se madje edhe po të ketë tejkalim të tillë në pikat e matjes, në Lisiçe dhe Gazi Babë, të cilat gjatë kësaj janë çdoherë një prej lagjeve më të ndotura, kjo nuk është evidentuar edhe nuk mund të ndërmerren masa.

Nëse plotësohen kushtet, ndërmerren masat të në vijim:

  • Çlirohen prej obligimeve të punës gratë shtatzëne, persona më të vjetër se 60 vjet, personat me astmë hronike, personat të trajtuar për infarkt ose sulm në tru, pavarësisht të moshës.
  • Riorganizohen orari i punës – personat në vende të hapura guxojnë të punojnë prej orës 11 deri në orën 17:00.
  • Zbatohet ndalesë për mbajtje të ndjeshjeve sportive dhe manifestime tjera në qiell të hapur.
  • Futet transporti publik falas.
  • Në nivel ditor pastrohen rrugët lokale dhe sipërfaqet e këmbësorisë.
  • Shpeshtohet kontrolli i impianteve që posedojnë A-ИСКЗ leje – përkatësisht ndotësit më të mëdhenj.
  • Zbatohen matje kontrolluese të emitimeve të substancave ndotëse në ajrin ambiental me laborator të akredituar me qëllim të përcaktohet nëse zbatohen kushtet/masat e caktuara në lejen lidhur me emitimet në ajër dhe të njëjtat do të fitojnë edhe rekomandim ta reduktojnë prodhimtarinë për 50 përqind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button