Haradinaj: Do ta shkarkojmë Thaçin, nëse i prek kufijtë e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar presidentin e vendit, Hashim Thaçi, se rrezikon të shkarkohet nga posti i tij, nëse nënshkruan diçka që cenon integritetin territorial të vendit.

Haradinaj ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se nëse Thaçi nënshkruan ndonjë marrëveshje me serbët, e cila cenon territorin e Kosovës, presidenti do të shkarkohet.

Haradinaj ka thënë se edhe partia që ai udhëheq, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, do të votonte për rrëzimin e Thaçit nga posti i tij, “nëse ai nënshkruan diçka që cenon territorin e Kosovës”.

Kryeministri ka thënë se e di shumë mirë se prekja e kufijve të vendit është skenar i Beogradit.

Ai ka thënë se serbët e kanë ftuar edhe atë që të bëhet pjesë e këtij skenari për ndarjen e Kosovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button