Veseli: Nuk jemi racë inferiore që të mos na liberalizojnë vizat

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë në Info Magazine të Klan Kosovës se është jokorrekte nëse liberalizimi i vizave kushtëzohet me dialogun nga ndërkombëtaret.

“Unë jam optimist se do të kemi një vendimmarrje pozitive për vetë faktin se Kosova si institucion, si shtet, si qytetarë e meriton lëvizjen e e lirë dhe askush s’ka të drejtë të thotë pasi që kriteret që janë vënë nga Bashkimi Europian, 95 kritere që janë vënë, të na thonë se ka edhe diçka prapa krahëve. Për vetë faktin se deri më tani na është thënë se është çështje e kritereve teknike, asgjë politike”.

“Ju i dini deklarimet e shumicës së zyrtarëve të vendeve të Bashkimit Europian, tani po na thonë se ka edhe diçka politike se skepticizmat, përkatësisht valat e refugjatëve, momentet zgjedhore në BE mund të vënë në rrezik vendimmarrjen për liberalizimin e vizave”.

“Ne kërkojmë me insistim që te vihet pika e rendit të ditës në Këshillin e Ministrave të BE-së në mënyrë që të merret një vendimmarrje”.

Veseli ka thënë në Info Magazine të Klan Kosovës se është jokorrekte nëse liberalizimi i vizave kushtëzohet me dialogun nga ndërkombëtaret.

“Është jokorrekte nëse lidhet me dialogun, pavarësisht se qëndrimi i PDK-së është shumë i qartë për dialogun, opozita është duke gabuar, por kjo mund të jetë viktimizim, pavarësisht kësaj kjo është jokorrekte ndaj tyre. Pse BE duhet t’i ndryshojë parimet, cilat do të jenë konsekuencat për vetë Bashkimin Europian?”

“Vetë fakti se na thuhet se ne jemi në rrugëtimin e sigurt drejt familjes europiane dhe në një moment tjetër të bëhemi të vetmit për dhjetë vite që të rinjtë tanë, fëmijët tanë, studentët, ndërmarrësit mbahen të izoluar, cili është fakti? A kemi të bëjmë me racë superiore, po ne çka jemi, racë inferiore?”

I pari i Kuvendit ka thënë se nëse ndodh kjo, nuk do të jetë i heshtur që ta pranojë këtë inferioritet dhe njëkohësisht ta konsideroj dikë se është racë më e pastër se ajo shqiptare.

Ai gjithashtu shtoi se nëse nuk do të ndodhë liberalizimi i vizave, kjo do të jetë një nga goditjet më të mëdha që do t’i ndodhë vetë BE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button