Kompanitë që ndotin ajrin do të gjobiten

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe e Planifikimit Hapësinor, inspektorët e Qytetit të Shkupit dhe komunat do të bëjnë kontrolle të instalimeve për cilësinë e ajrit ambiental me qëllim që t’i respektojnë ligjet dhe lejet që i kanë marrë.

Nga kontrollet e bëra të Ministrisë resore, janë dënuar deri më tani me nga katër mijë euro disa kompani që kanë shfrytëzuar si energens plehra të rrezikshëm, gjegjësisht vaj plehrash. 

Vendimi për përforcimin e kontrolleve ka dalë nga takimi i punës i ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Abdylaqim Ademi, Grupit të Punës intersektorial për ndjekje të gjendjes me cilësinë e ajrit ambiental dhe kryetarin e Qytetit të Shkupit dhe kryetarët e komunave.

Grupi i Punës intersektorial është formuar me konkluzion nga Qeveria, me qëllim, siç theksoi Ademi, ta kontrollojë ndotjen e ajrit dhe ta informojë opinionit gjatë ndotjes alarmante.

“Çdo vit me fillimin e sezonit të ngrohjes në Shkup keqësohet cilësia e ajrit. Arsye për këtë janë materialet e ndryshme që i përdorin qytetarët për ngrohje, por ndikim ka edhe klima, vendpozita, temperatura…”, konsideron Ademi.

Në qoftë se keqësohet gjendja, ka shtuar ai, Qyteti i Shkupit dhe Ministria, do të ndërmarrin masa adekuate.

Kryetari i Qytetit të Shkupit Koce Trajanovski informoi se në periudhën e kaluar janë kontrolluar 45 subjekte.

“Ata kanë detyrë që në afat prej 30 ditë të dorëzojnë deri te Qyteti i Shkupit raport nga laboratori i autorizuar për ndikimin e tyre si subjekt i mjedisit jetësor dhe në qoftë se këtë nuk e bëjnë në afatin e paraparë, atëherë parashikohet dënim prej tre mijë eurosh për subjektin dhe 700 euro për personin udhëheqës. Në qoftë se në bazë të analizave që do t’i dorëzojnë deri te Qyteti i Shkupit konstatohet se ata janë ndotës të mjedisit jetësor, atëherë gjobat janë prej tetë deri në 20.000 euro për subjektin dhe prej 1.400deri në 2.000 euro për personin udhëheqës”, tha Trajanovski./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button