fbpx

Solari konfirmohet trajneri i ri i Real Madridit

 Santiago Solari nga sot është konfirmuar trajneri i ri i Real Madridit, me çka i ka dhënë fund kohës së tij si trajner i përkohshëm, transmeton Anadolu Agency (AA).

Fillimisht, argjentinasit i ishin dhënë dy javë për të dëshmuar veten, por siç duket, katër fitoret nga katër ndeshjet e zhvilluara kanë bindur krerët e “Mbretërve”, të mbështeten në shërbimet e tij.

Lajmin për të përditshmen sportive spanjolle “Marca” e kanë konfirmuar nga Real Madridi, të cilët kanë thënë se tashmë kontrata e tij është dërguar në Federatën Futbollistike të Spanjës.

Siç bën të ditur gazeta në fjalë, argjentinasi ka vulosur qëndrimin e tij në stolin e nxehtë të Santiago Bernabeu, pas katër fitoreve kundër Melilla, Real Valladolid, Viktoria Plzen dhe Celta Vigo.

Hierarkia e Realit, thuhet se dëshiron të mbajë Solarin me shpresë se rezultatet e tanishme do të vazhdojnë dhe nuk do të duhet të kërkojë tregun pas largimit të Julen Lopeteguit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button