Ushtria izraelite sulm ajror në Gaza, 2 palestinezë bien dëshmorë

Ushtria izraelite ka kryer një sulm ajror në Rripin e Gazës në të cilin dy palestinezë ranë dëshmorë, ndërsa 3 të tjerë u plagosën, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Avionët tanë luftarëkë po godasin objektivat terroriste në Gaza”, thuhet në një kumtesë të ushtrisë izraelite, duke mos dhënë detaje të mëtejshme mbi sulmin.

Në një deklaratë më herët, ushtria tha se një autobus është qëlluar pas zjarrit që është hapur nga Gaza.

Megjithëse nuk u sqarua se me çfarë arme është kryer sulmi që ka qëlluar autobusin dhe nuk u dhanë detaje mbi dëmet, theksohet se nga Gaza në anën izraelite janë hedhur 80 raketa dhe se në rajon janë aktivizuar sirenat.

Ndërkohë, shtypi izraelit raportoi se një person është lënduar rëndë pas goditjes së autobusit.

Tensionet në Gaza u rritën sërish mbrëmë pasi ushtarët izraelitë kaluan kufirin dhe ndërmorën sulm në anën palestineze.

Krahu ushtarak i Hamasit, Brigadat Izzeddin al-Kassam, njoftoi se një grup ushtarësh izraelite me veturë civile kanë hyrë tre kilometra në qytetin Khan Younis dhe kanë kryer atentat ndaj komandantit të tyre Nur Bereke.

Nga ana tjetër, ushtria izraelite ishte shprehur se bëhej fjalë për “operacion të sigurisë në Rripin e Gazës” dhe se “pas operacionit kanë ndodhur përleshje”.

Shtatë palestinezë, përfshirë edhe një komandant të Kassamit, ranë dëshmorë nga përleshjet, ndërsa shtatë palestinezë të tjerë u plagosën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button