Ta ndihmosh popullin tënd në Ramazan

Gjeneratat e para të muslimanëve, ishin padyshim prej gjeneratave më të mira. Karakteri dhe mënyra e jetës së tyre është dëshmitare për këtë fakt dhe aq më shumë vërtetohet prej thënies së Lajmëtarit të Allahut: “Prej gjeneratave më të mira janë gjenerata ime, pastaj ata që i pasojnë ata, pastaj ata që i pasojnë ata”. (Muslimi)

Ata ishin, prej më të mirëve nga ata që i zbatuan mësimet e Pejgamberit tonë të dashur Muhamedit. s.a.v.s. Prandaj është e natyrshme se çdonjëri duhet ta pasoj shembullin e tyre në të gjitha çështjet dhe Ramazani nuk bënë përjashtim. Gjeneratat e para ishin kursimtar ndaj ushqimit të iftarit të tyre ndërsa mikpritës ndaj të tjerëve.

Abdullah ibni Omeri, për shembull, do të preferojë që ta ngrën ushqimin e tij të iftarit me të varfërit. Kurdo që ë përfundonte agjërimin e tij në shtëpi, ai kurr nuk e ngrënte të tërë sasin,në mënyrë që nëse ndonjë nevojtar e viziton, që Abdullahi të kishte mundësi të ia jap ushqimin e iftarit të tij.Në mënyrë që ai ta përfundonte në të vërtet agjërimin e tij gjatë tërë asaj nate! Ai e ka pas zakon që ti jap sadak ëmbëlsirat duke thënë, Unë jam i vetëdijshëm ndaj thënies së Allahut; “ju nuk do të arrini devotshmëri derisa ta japni atë që është e dashur për juve” [Ali Imran; 92] dhe Allahu e din se unë i dua ëmbëlsirat.

Njëherë kur Imam Ahmedi kishte përgaditur pak bukë për iftar, një nevojtar e thirri atë. pa mëni ai ia dha tërë bukën e tij, dhe qëndroi i uritur. Ibni Mubareki e ka pas zakon që të përgadis ëmbëlsira për vëllëzërit e tij, edhe përkundër faktit se ai ishte duke agjëruar.

Imam Sahfia njëhere tha,”Është e dashur për mua që ta shohë ndonjërin duke i shtuar veprat e xhenerozitetit gjatë muajit të Ramazanit, duke e pasuar shembullin e Lajmëtarit të Allahut, dhe për të mirën tonë. Ka shumë që janë preokupuar së tepërmi me agjërim dhe Namaze, duke i harruar dobit e tjera të Ramazanit [p.sh. të harruarit për dobit dhe shpërblimet për xhenerozitet ndaj të tjerëve]. “(Lataif-ul Ma`arif)

Pejgamberi ka thënë, “Prej veprave më të mira është që ta mbash vëllaun tënd besimtarë të gëzuar, apo t`ia paguash borgjin e tij, apo ta ushqesh atë.” (Ad-Dejlemi, 1/1/12, As-Sislislah As-Sahihah/ Al-Albani, 1494)

“Njerëzit më të dashur tek Allahu janë ata që janë më të dobishmit [ndaj të tjerëve]. Prej veprave më të dashura tek Allahu. eza ua xhel., është kur e bënë të gëzuar Muslimanin tjetër, tia largosh vështërsin që e ka kapluar, tia paguash borgjin e tij, apo tia largosh urin e tij. Eshtë më e dashur për mua në të vërtet që të eci me vëllaun tim Musliman që ta shoh nevojën e tij se sa të bëjë itikaf në Xhami për një muaj ” (At-tabarani/El-Kebir, 3/209/2, As-Silsilah As-Sahihah, 906)

“Prej njerëzve më të mirë janë ata që janë më të dobishmit ndaj të tjerëve” (As-Silsilah As-Sahihah, 426) .Shembulli [në shpërblim] i atij që vie për ta [ndihmuar] të vejën dhe [ të ndihmuarit ndaj] të varfërit është sikurse ajo e muxhahidinit në rrugën e Allahut apo e ngjajshme me atë që e kalon natën në namaz dhe ditën në agjërim. (Al-Mishkat, 4951)
Abdullah ibni Emru ibn Al As, tregoi se njëherë një njeri e pyeti Lajmëtarin e Allahut, “Cila është prej [veprave] më të mira në Islam? Ai [s.a.v.s.] iu përgjigj, Ti ushqesh [të tjerët] dhe ta përhapish Selamin ndaj atyre që të njohin ty dhe ndaj atyre që nuk të njohin ty.” (At-Tagib Sahih)

Pejgamberi, gjithashtu ka thënë, “Njëherë ka qenë një qenë që sillej vërdall, duke vdekur nga etja, kur një prostitute e pa atë. Ajo atëherë e zbathi këpucën e saj dhe e përdori që ti jap qenit ujë [nga bunari]. Asaj i është miratuar falja [për mëkatet e saj se ka qenë prostitute, pasi që ajo u pendua].” (El-Buhariu dhe Muslimi)

Nëse ky shpërblim i madhë i është miratuar një gruaje për shkak të mirësis së saj ndaj një qeni, edhe pse ajo ishte e futur në mëkat të madhë, a mund ta imagjinojm shpërblimin e butësis ndaj një personi të nënshtruar, agjëruesit Musliman? ! Pejgamberi ynë , na ka treguar neve, ” Allahu, te`ala, i ka zgjedhur disa persona të veqant me begati për shkak të dobive ndaj robëve të Tij të tjerë dhe Ai do ta lejoj që të rrjedh [pasurin e tij] përderisa ata të jenë vazhdues [duke i bërë dobi të tjerëve me atë]. Nëse ndalen nga të bërit ashtu pastaj Ai do tia largoi atyre dhe do tia drejtoj të tjerëve.” (At-Tabarani?Al-Ausat, 5295,As-Silsilah As-Sahihah, 1692)

Ne duhet të jemi më aktivët në shpenzimin e pasuris sonë për ti ndihmuar ata që janë më pakë të fatshëm. Në këtë Ramazan, le ta kujtojm gjithashtu, thënien e Ubeid Ibni Umeir, rrahimu Allah, “Në Ditën e Gjykimit njerëzit do të tubohen të uritur që asnjëherë nuk kanë qenë të atill dhe të etur që asnjëherë nuk kanë qenë të atill. Pastaj, ai që i ka ushqyer [të tjerët] për hirë të Allahut, eze uexhele, Allahu do ta ushqej atë derisa ai të ngopet. Ai që ju ka dhënë ujë tjerëve, për hirë të Allahut, eze uexhele, Allahu do ti jap atij ujë dhe ai që i ka veshur të tjerët për hirë të Allahut, eze uexhele, Allahu do ta vesh atë.”

Esh-Sha`bi, njëherë ka thënë, ” Ai i cili nuk e konsideron veten e tij në nevoj të madhe për shpërblimin e të dhënurit të sadakës, në krahasim me nevojën e të varfërit për atë sadak, do ta ketë të korruptuar veprën e tij të sadakës dhe do ti hudhet në fytyrën e tij [në Ditën e Gjykimit].”

Vëllezër dhe motra! Ne nuk duhet të turpërohemi prej kryerjes së veprës më të vogël të mirë, se shpërblimet e Allahut Më të Mëshirshmit mund të jenë më të mëdha se sa Kodra e Uhudit! Mos të harrojm se, “Lajmëtari i Allahut, ka qenë prej njerëzve më xheneroz dhe ai e ka pas zakon që të jetë më xheneroz në Ramazan” (El-Buhariu dhe Muslimi)
Herën tjetër kur të ndeshemi me thirrjen për ta ndihmuar shokun tonë Musliman, le ti përgjigjemi me vrull dhe kënaqësi! Ndoshta kjo vepër mund të jetë njëra nëpërmes së cilës Allahu lëshon faljen e Tij dhe mëshirën e amshueshme!

Përmblodhi: Burhan SEFERI

Lajme të ngjashme

Shiko edhe
Close
Back to top button