Marrëveshja e Ohrit në preambulë, Osmani: E kemi ridefinuar Maqedoninë (VIDEO)

Kalimi i draft amendamentit kushtetues në Komisionin për Çështje Kushtetuese, me të cilin parashihet vendosja e Marrëveshjes së Ohrit në preambulën e Maqedonisë, sipas zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane, Bujar Osmani nënkupton ridefinim të Maqedonisë në katër shtylla, dhe jo përshpejtim të dinamikës së realizimit të kësaj marrëveshje, transmeton Portalb.mk.

“Vendosja e preambulës së Marrëveshjes së Ohrit nuk e përshpejton zbatimin e marrëveshjes, por e ridefinon shtetin në shtet i cili ka katër elemente konstituive: Ilindenin, KAÇKM-në, Pavarësia e Maqedonisë dhe tash Marrëveshja e Ohrit. Tash kemi shtet me katër shtylla. Kjo është një arritje e madhe, mirëpo është pranim i realitetit faktik. Nuk kemi zbuluar diçka të re, por e kemi ridefinuar shtetin”, tha Osmani në intervistë për RTM 2.

Sipas tij, vendosja e Marrëveshjes së Ohrit në Preambulën e Maqedonisë paraqet “Komponentë historike, strategjike , por edhe emocionale, dhe për këtë, shqiptarët duhet të jenë të lumtur për këtë vendim që e kemi marrë”.

LEXO: Maqedoni, përfundoi debati kuvendor i draft amendamenteve kushtetuese

Përndryshe, dje në Komisionin për Çështje Kushtetuese ka kaluar edhe amendamenti i katërt dhe i fundit, me të cilin ka përfunduar edhe diskutimi për draft amendamentet kushtetuese.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button