Takimi Han – Osmani: Maqedonia me sukses do ta realizojë Agjendën 2025 (FOTO)

Pas takimit me grupin punues të Këshillit të Bashkimit Evropian, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani është takuar edhe me eurokomesarin për Zgjerim dhe Fqinjësi, Johanes Han,  transmeton Portalb.mk. Osmani ka shprehur bindjen se Maqedonia me sukses do ta realizojë Agjendën 2025.

“Kemi progres në të gjitha trajektoret – reformat, marrëdhëniet e mira fqinjësore, përgatitjen e strukturës negociuese. Shpreha bindjen, një lloj detyrimi deri tek eurokomesarin Han, se Maqedonia me sukses do të përfshihet në Strategjinë e Komisionit për Zgjerim me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe me sukses do ta realizojë Agjendën 2025”, ka thënë Osmani.

Delegacioni i Maqedonisë në takim me eurokomesarin Johanes Han

LEXO: Negociatat e Maqedonisë, u realizua takimi joformal me përfaqësuesit e Këshillit të BE-së

Takimi Han – Osmani u realizuar në kuadër të takimit në të cilin, pjesëtarë nga Këshilli Evropian, delegacionit të Maqedonisë për negociatat me BE-në, do t’i prezantohet Kapitulli 24 – për të drejtat, liritë dhe siguritë e njerëzve.

Paraprakisht, delegacioni ka realizuar takim joformal me përfaqësuesit e grupit punues në Këshillin e BE-së për Ballkanin Perëndimor. Tema të diskutimit ishin: Plani 18, implementimi i obligimeve të marra gjatë Marrëveshjeve me Greqinë dhe Bulgarinë, përgatitja e strukturës negociuese, dhe gjitha sfidat tjera të vendit para fillimi të negociatave.

LEXO: Maqedoni, Qeveria planifikon reforma të mëdha dhe të përshpejtuara në këto sektore
LEXO: Osmani e ka prezantuar Planin 18: Reformat duhet të ndahen nga politika ditore

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button