Thaçi takoi Putinin në Paris, biseduan për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në Paris ka realizuar një takim me homologun e tij rus, Vladimir Putin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Presidenti Thaçi në llogarinë e tij në Twitter ka shkruar se ka takuar në Paris presidentin e Rusisë, Putin, me të cilin ka biseduar për dialogun dhe normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, duke arritur një “marrëveshje gjithpërfshirëse dhe detyruese”.

“Mbi këtë temë, Putin ishte i qartë: ‘Nëse ju (Kosova dhe Serbia) arrini marrëveshje paqësore, Rusia do ta përkrah të njejtën’ “, thekson Thaçi.

Presidenti i Kosovës gjatë qëndrimit të djeshëm në Paris, ku mori pjesë në shënimin e 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, u takua me presidentin amerikan Donald Trump, kancelaren gjermane Angela Merkel, presidentin francez Emmanuel Macron dhe presidentin turk Recep Tayyip Erdogan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button