Subvencionimi i mediave të shtypura, deputetët e VMRO-së me kërkesa të ndryshme

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski, konsideron se vendimi për financimin e mediave të shtypura me paratë e buxhetit shpejtuar. Sipas tij, Qeveria heq dorë nga obligimi i saj për të ndërprerë financimin e mediave, siç është rasti me reklamat e qeverisë. Madje ai thotë se financimi mund ta shkatërrojë pavarësinë e mediave, njofton Portalb.mk.

“Shteti duhet të ndihmojë mediat specifike. Qoftë në formën e subvencioneve apo formave të tjera, duhet të diskutohet. Ekzistojnë vetëm dy deri në tre portale në internet në të cilat tema kryesore, kryesisht i kanë për kulturë. Pse të mos subvencionohen ato? “, tha Dimovski në seancën e sotme parlamentare gjatë diskutimin për shfrytëzimin e Buxhetit për vitin 2018.

Nga ana tjetër sipas deputetit, Vlatko Gjorçev, në vend të financimit të mediave, ai kërkon që të financohen kultivuesit e mollëve në rajonin e Prespës.

“Si do të reagonit nëse qeveria e mëparshme do të paraqiste propozim. Do të paraqiteshin 10 deputetë nga opozita. Sugarevski, hedhë gurë e drurë mbi propozimin, kurse tani ofrojnë zgjidhje. Cilat do të jenë kriteret.  Qeveria ka një ministri të së vërtetës, e njëjta qeveri ka një ministër pa trofe, pa portofol. Në Prespë keni mijëra ton mollë, fermerët janë në dëshpërim. Për 10 denarë ju merrni 20 kilogramë mollë. Me këto para, mijëra fermerë mund të ndihmohen “, tha Gjorcev.

Me përcaktimin e ligjit, parashihet të ndahen rreth 50 milion denarë për mediat e shtypura.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button