Burgu e njoftoi gjykatën: Gruevski nuk është paraqitur për ta mbajtur dënimin

Burgu i Shuto Orizares e ka njoftuar Gjykatën Themelore Shkupi 1 se Nikolla Gruevski nuk është paraqitur për ta mbajtur dënimin me burg prej dy vjetësh në rastin “Tank”, transmeton Portalb.mk.

Ky njoftim i Burgut vjen pas disa ditësh pasi që Gjykata solli vendim që i apostrofuari, pas marrjes së njoftimit për t’u paraqitur në burg, duhej të shkonte në Burgun e Shuto Orizares.

Gruevski nuk ka shkuar në burg, gjykata ende nuk ia ka dhënë njoftimin për shkak se s’ka arritur ta takojë Gruevskin, e ndërkaq ky i fundit nuk gjendet as në shtëpi.

LEXO: Gruevski, “i pakapshëm” për të pranuar vendimin për burg
LEXO: Seanca për “Titanikun” është shtyrë, as nesër Gruevski nuk do ta marrë njoftimin

Megjithëse sot u paralajmërua se do të mbahet seancë gjyqësore për rastin tjetër ku i akuzuar është Gruevski, “Titanik”, e njëjta është anuluar për të mërkurën. E mërkura mbetet dita e fundit që Gruevski ta marrë njoftimin, që më pas të paraqitet në burg. Deri të mërkurën, gjykata do të bëj përpjekje që ta gjej Gruevskin. Nëse nuk gjendet, lëshohet fletarrest.

LEXO: Arifi: Gjykata duhet të sjell urdhër Gruevskin ta dërgojnë në burg me përcjellje policore
LEXO: Najçevska: Çfarë është ky budallallëk, kriminelin e dënuar Gruevski duhet ta lusim të shkojë në burg?
LEXO: Gruevski as e ka pranuar vendimin, as është paraqitur në burgun e Shutkës

LEXO MË SHUMË PËR RASTIN “TANKU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button