Negociatat e Maqedonisë, u realizua takimi joformal me përfaqësuesit e Këshillit të BE-së (VIDEO)

Në Bruksel, kanë nisur takimet e punës, në kuadër të së cilave nga Këshilli Evropian, delegacionit të Maqedonisë për negociatat me BE-në, do t’i prezantohet Kapitulli 24 – për të drejtat, liritë dhe siguritë e njerëzve, transmeton Portalb.mk.

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani nën rolin e negociatorit kryesor dhe shefit të delegacionit shtetëror për negociata me Maqedoni – Bashkimi Evropian (BE), të parin takim të punës që e ka relizuar ka qenë takimi joformal me përfaqësuesit e grupit punues në Këshillin e BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Plani 18, implementimi i obligimeve të marra gjatë Marrëveshjeve me Greqinë dhe Bulgarinë, përgatitja e strukturës negociuese, dhe gjitha sfidat tjera të vendit para fillimi të negociatave, ishin temat që u folën në takimin joformal.

“Si Qeveri dhe si shtet me kujdes punojmë në përmbushjen e gjitha vërejtjeve dhe rekomandimeve të cilat i përmban Raporti i Komisionit Evropian, në veçanti ato që ju referohen edhe konkluzave të samiteve të qershorit të Këshillit të BE-së, me të cilat do të ndërtojmë një portfolio solide që do të sigurojë konfirmimin e vendimit nga ana e Këshillit qershorin e ardhshëm dhe fillimin e negociatave”, tha Osmani

Pas kësaj, Osmani do të ketë takim pune me eurokomesarin për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore, Johanes Han.

LEXO: Maqedoni, Qeveria planifikon reforma të mëdha dhe të përshpejtuara në këto sektore
LEXO: Osmani e ka prezantuar Planin 18: Reformat duhet të ndahen nga politika ditore

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button