Pas tre ditësh debat, Kuvendi e miratoi rebalancin buxhetor për vitin 2018

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, pas tre ditësh debat, gjatë pasdites së sotme, me 53 vota “për” dhe 13 “kundër”, e ka miratuar rebalancin e Buxhetit 2018 me të cilin janë bërë korrigjim i harxhimeve, me qëllim të sigurimit të mbështetjes financiare për komunat dhe për Fondin për Sigurim Shëndetësor, pensional, dhe invalidor dhe Agjencisë për Punësim, transmeton Portalb.mk.

Me rebalancin, është kryer zhvendosje të mjeteve, dhe alokim të mjeteve shtesë në vlerë prej 660 milionë denar për Fondin për Sigurim Pensional dhe Invalidor, me qëllim të pagesës së pandërprerë të pensioneve dhe shpenzimeve tranzitore për shtyllën e dytë pensionale.

Janë siguruar 763 milionë denarë në Fondin për Sigurim Shëndetësore me qëllim të realizimit të së drejtës për mbrojtje shëndetësore, si dhe mjete shtete në vlerë prej 451 milionë denarë për Agjencinë e Punësimit për pagim të kompensime në bazë të papunësisë.

Janë zvogëluar pozita të caktuara në shpenzimet kapitale të shfrytëzuesve buxhetor, te të cilët është evidentuar dinamikë e ulët e realizimit, në projektet e financuara me kreditë.

Me rebalancin ka ulje të mjeteve hyrëse dhe dalëse në 0.5 për qind. Mbahet deficiti buxhetor në 2.7 për qind, kurse revidohet zhvillimi ekonomik në 2.8 për qind

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button