Seanca për “Titanikun” është shtyrë, as nesër Gruevski nuk do ta marrë njoftimin

Gjykata Penale ka kumtuar se njoftimin për të shkuar në burg, deputeti Nikolla Gruevski do ta marrë gjatë ditës kur do të mbahet seancë gjyqësore për rastin “Titanik”, por seanca për këtë rast megjithëse ishte caktuar për nesër, e hënë, është shtyrë për të mërkurën, transmeton Portalb.mk.

Me këtë, Gruevski me shumë gjasë do të fitojë edhe dy ditë në liri.

LEXO: Gruevski, “i pakapshëm” për të pranuar vendimin për burg

Megjithëse seanca është shtyrë, nga gjykata kanë njoftuar se nesër sërish do të përpiqen që ta gjejnë Gruevskin, dhe nëse ata dëshmojnë se ai ka ikur që mos ta pranojë njoftimin, atëherë do të lëshojnë fletarrest.

Mbetet edhe mundësia që Gruevski nesër vetë të paraqitet në Burgun e Shuto Orizares.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button