Marsh në Varshavë për Ditën e Pavarësisë, djathtistët e djegën flamurin e BE-së

Me rastin e kremtimit të Ditës së Pavarësisë së Polonisë dhe 100-vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, rreth 200.000 njerëz dolën nëpër Varshavë. Ata u pasuan nga masa e udhëhequr nga grupe nacionaliste, përcjell Koha.net.

“SHBA – Perandoria e së Keqes”, “Vdekje armiqve të atdheut”, “Polonia – e bardhë dhe katolike”, ishin disa nga parullat, ndërsa anëtarët e grupit nacionalist “Të rinjtë e Svepolis” dogjën flamurin e Bashkimit Evropian.

Shumica ishin të veshur me flamuj polakë, por individët tundnin flamuj të grupeve ultra-djathtiste, duke përfshirë “Forca Nuovo” italiane, udhëheqësi i së cilës Roberto Fiore deklaroi publikisht se është një fashist.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button