Kaçe shënon supergol në derbi, Cise e prishi festën në fund

Pas Eros Grezdës, një tjetër futbollist i kombëtares kuqezi, Ergys Kaçe tregoi sot se gëzon një formë mjaft të mirë, pasi u bë protagonist në derbin e Athinës mes Olympiacosit dhe Panathinaikosit.

Mesfushori shtatshkurtër shënoi një gol spektakolar në minutën e 61-të të sfidës, teksa pasi ia kaloi topin mbi kokë një kundërshtari, gjuajti nga rreth 20 metra dhe dërgoi topin në trekëndëshin e portës së Olympiacosit, njofton Supersport.al.

Gjithsesi festa e Kaçes nuk mund të jetë e plotë, pasi skuadra nga Pireu barazoi sfidën në minutën e 95-të me anë të Pape Cise, duke i rrëmbyer fitoren Panathinaikosit.

Vlen të theksohet se pas refuzimit të Loret Sadikut, ishte pikërisht mesfushori Kaçe që u grumbullua nga trajneri Panucci për sfidat që Shqipëria do të luajë përballë Skocisë dhe Uellsit më 17 dhe 20 Nëntor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button