Kosova e ka fituar medaljen e tretë të artë në Uzbekistan

Kosova ka fituar edhe medaljen e tretë të artë në GrandPrixin e Tashkentit në Uzbekistan. Këtë herë, atë ia solli Loriana Kuka në kategorinë deri 78 kilogramë, njofton Koha.net.

Ajo arriti që të fitojë ndaj Beradette Grafit të Austrisë në finale për medaljen e katërt të Kosovës në këtë turne.

Para Kukës, dy ditë më herët, për Kosovën të artën e fituan Distria Krasniqi dhe Majlinda Kelmendi, teksa Nora Gjakova e fitoi të argjendtën.

Loriana Kuka ia siguron Kosovës një tjetër medalje në Uzbekistan

Xhudistja Loriana Kuka ia ka siguruar Kosovës medaljen e katërt në GrandPrixin e Tashkentit në Uzbekistan.

Pas triumfit të Majlinda Kelmendit dhe Distria Krasniqit dhe pas të argjendtës nga Nora Gjakova, Kuka ka arritur në finalen e kategorisë deri 78 kilogramë.

Në rrugën drejt finales, Kuka mposhti Raifovan e Kazakistanit, Sampaion e Portugalisë dhe Luise Malzahnin e Gjermanisë në gjysmëfinale.

Në finale ajo përballet me Bernadette Graff të Austrisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button