Kastro Zizo pretendon të kandidojë për kryetar të qytetit

Njihet për deklaratat e drejtpërdrejta.

Kastro Zizo ka pak ditë që ka publikuar projektin e tij më të ri, në duet me Suelën.

Këngëtari ka qenë i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, ku ndër të tjera u pyet edhe se a do t’i hyjë politikës, shkruan Kultplus.

“Nuk po flas për në bashkinë e Tiranës, por e kam fjalën që mund të kandidoj për Përmetin. Të gjithë e dinë që unë jam me prirje të majta dhe mund ta shikoj që të kandidoj si kryetar bashkie atje për LSI. Por nuk mund të flas ende pa folur me zonjën Kryemadhi apo me kryesinë e kësaj partie” ka thënë ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button