fbpx

U hoq “shqiponja” në Tiranë e financuar edhe nga Lazim Destani, Edi Rama e quajti vulgaritet në piedestal

Me iniciativë të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, gjatë ditës së sotme është hequr simboli i shqiponjës i vendosur në vendin e qujtuar  “Rrethrrotullimi i Doganës” në hyrje të Tiranës, njofton Portalb.mk.

Shqiponja e çelikët me lartësi prej 10 metra, është vendosur në vitin 2012, me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë në një ceremoni të organizuar asokohe nga kryeministri Sali Berisha dhe kreu i Bashkisë Lulzim Basha, ndërkaq në vendosjen e kësaj figure kishte kontribuar dhe Lazim Destani.

Shqiponja është hequr pasi që në vend të rrethrrotullimit do të ndërtohet mbikalim për lehtësimin e lëvizjes së mjeteve në këtë nyje shumë të rëndësishme të kryeqytetit.

Pas heqjes së shqiponjës nga sheshi, kryeministri, Edi Rama, përmes një statusi në profilin e tij në Twitter, këtë figurë e quajti vulgaritet në piedestal.

“Kurrë vulgariteti s’kishte hipur me më shumë prepotencë në një piedestal, se sa në rastin e kësaj “shqiponje” në mesin e një skenografie pseudoklasike prej hyrjeje në kazino, që natën e bënte hyrjen e Tiranës si skenën e një filmi nga një tregim i Edgar Alllan Poe-s! Më në fund”, shkruan Rama në Twitter.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button