Kreativiteti i kosovarëve që e ka tërhequr vëmendjen e miliona njerëzve

Tre vëllezërit nga Prishtina, Arben, Gëzim dhe Rinor Berisha nuk janë shfrytëzues të rëndomtë të shërbimeve që ofrojnë rrjetet më të fuqishme sociale në botë, si Facebook, Instagram, Baddo, Amazone, Apple…

Ata janë partnerë të tyre.

Nëpërmjet faqes MetDaan, të krijuar nga ta dhe partnerit të tyre në Irlandë, prishtinasit Ilirjan Krasniqi kanë arritur të depërtojnë në treg dhe konsiderohen si një nga faqet me më së shumti klikime në botë. Së fundi ata kanë nisur bashkëpunimin edhe me rrjetin gjigant Snapchat, shkruan Koha.net.

Vëllezërit Berisha nuk kanë besuar se faqja e ideuar tre vjet më parë në Kosovë për të prodhuar dhe shpërndarë video në rrjete sociale do të kishte këtë popullaritet ndërkombëtar.

“Në projekte të ndryshme kemi pasur bashkëpunime me shumë kompani të mëdha. Ky bashkëpunim vjen vetëm si rezultat i kreativitetit tonë dhe punës origjinale”, ka thënë Gëzimi.

Videoja e parë e publikuar ditë më parë në Snapchat deri tash ka marrë rreth 6 milionë shikime dhe konsiderohet si njëra nga videot më trendi. Këto shifra të klikimeve e bëjnë MetDaanin njërën nga brendet më të njohura në rrjetet sociale.

Mbi 2.000 artistë pjesë e “bizneseve virtuale”

Videot e MetDaanit shikohen nga miliona njerëz në botë, ndërsa që në prodhimin e tyre janë angazhuar afro 2 mijë artistë nga vende të ndryshme të botës.

Kryesisht janë ekspertë të grimit, parukerisë dhe aspekteve të tjera që lidhen me estetikën. Pothuajse çdo platformë e rëndësishme në rrjetet sociale e ka partner MetDaanin e të rinjve kosovarë./Saranda Ramaj

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button