Bruksel, Maqedonisë nesër do t’i prezantohet Kapitulli 24

Nesër, e hënë në Bruksel Maqedonisë do t’i prezantohet Kapitulli 24 për të drejtat, liritë dhe sigurinë e njeriut, transmeton Portalb.mk.

Siç njoftojnë nga Kabineti i zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane, kapitulli do t’i prezantohet Bujar Osmanit, nën rolin e negociatorit kryesor dhe shefit të delegacionit shtetëror për negociata me Maqedoni – Bashkimi Evropian (BE).

Në kuadër të vizitës së Osmanit në Bruksel do të realizohet edhe takim joformal me përfaqësuesit e grupit punues në Këshillin e BE-së për Ballkanin Perëndimor, ku do të prezantohet edhe Plani 18, si dhe do të ketë takim pune me eurokomesarin për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore, Johanes Han.

LEXO: Maqedoni, Qeveria planifikon reforma të mëdha dhe të përshpejtuara në këto sektore
LEXO: Osmani e ka prezantuar Planin 18: Reformat duhet të ndahen nga politika ditore

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button