Tërë natën në Internet?! Shikoni sa kohë kaloni online!

Kur jeni para kompjuterit dhe surfoni në internet zakonisht humbni ndjenjën e kohës. Hyjmë për të marrë një informatë dhe mbetemi aty dhjetë herë më shumë se sa kemi planifikuar. Më poshtë ua paraqesim disa mjete të Google Chrome të cilat do t’ju ndihmojnë ta kontrolloni kohën e kaluar në internet.

Web Timer – ndjek se cilat ueb faqe i vizitoni dhe se sa kohë shpenzoni në to. Pasi që ta instaloni, këtë shtojcë do ta gjeni në këndin e djathtë të Google Chrome.

Title Time Tracker – mat kohën e kaluar në një ueb faqe në mënyrë direkte në një dritare të hapur, ashtu siç e shikoni në foto.

 

Time Tracker – edhe kjo shtojcë gjendet në këndin e djathtë të Google Chrome. Kur të klikoni mbi të, do t’ju paraqitet një listë prej ueb faqeve të cilat i keni vizituar deri atëherë, së bashku me kohën që e keni kaluar në to.

Web Time Tracker – është i ngjashëm me shtojcat të cilat i përmendëm më lartë. E mat kohën në bazë ditore, por i mbledh edhe të dhënat në bazë javore. Gjithashtu, i shfaq edhe të dhënat e përgjithshme.

Chrome Time Track – kjo shtojcë dallon nga ato më lartë. Ajo ju mundëson që ta matni kohën e aktivitetit të cilin e keni caktuar më parë. Për shembull,  shtoni një aktivitet të ri (New Task) me emër ‘hulumtimi’, i cili përfshin vizitat në faqe të ndryshme, por me qëllim hulumtim të caktuar. Dhe kështu mund ta matni kohën e cila u është e nevojshme për të bërë një aktivitet të caktuar. Në këtë mënyrë mund ta organizoni më lehtë kohën e kaluar në internet./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button