Protesta në Ohër: Kërcënime dhe ofendime ndaj deputetëve dhe shqiptarëve (VIDEO)

Në protestën që dje u mbajt në Ohër, janë dërguar një numër i madh ofendimesh e kërcënimesh ndaj deputetëve maqedonas, por edhe ndaj komunitetit shqiptar. Nga Ministria e Punëve të Brendshme, për Portalb.mk deklaruan se MPB në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Publike janë duke bashkëpunuar për të ndërmarrë masat adekuate për parashtrim të kallëzimit penal.

Në videon e “A1 on”, shihet se si Janko Baçev edhe njëherë përdor termin “Shiptari”, duke iu referuar shqiptarëve, term ky që përdoret në raste kur tentohet të dërgohen ofendime ndaj individëve që i përkasin etnitetit shqiptar.

Një numër i madh i kërcënimeve dhe ofendimeve janë dërguar edhe ndaj deputetëve që votuan “për” nisjen e procedurës për ndryshime kushtetuese që parashihen me marrëveshjen e Prespës, Luben Arnaudov dhe Sasho Vasilevski.  I kanë quajtur tradhtarë dhe spiunë, dhe i kanë kërcënuar me jetë nëse votojnë për ndryshime kushtetuese.

Shtëpitë e deputetëve kanë qenë të siguruara me pjesëtarë policorë, për të cilët demonstruesit kërkuan që të largohen.

“Nuk ka polici që mund të ju shpëtojë, nëse populli drejtohet drejt jush. Ju e shitët Maqedoninë, vetëm mos vazhdoni më tej, dhe mos e turpëroni popullin maqedonas”, thanë protestuesit.

I pranishëm në protestë ka qenë edhe Janko Baçev, i cili derisa u la letra para shtëpisë të deputetit Sasho Vasileski, erdhi deri te kacafytja, transmeton Portalb.mk.

Baçev iu është drejtuar Vasilevskit me fjalët: “Si në nuk të vije turp bre gomari i bërë”.

“Si nuk të vije turp, spiun. Deputet i popullit. Me sa të blenë, spiunë? Si nuk të vije turp? E shitët shtetin? E shitët shtetin? E dini çfarë ju pret? Martesa njëgjinore, homoseksualizëm, adoptim i fëmijëve në martesa njëgjinore. Si nuk të vije turp?”, tha Baçev.

Pastaj në momentin kur Vasilevski i thotë se “edhe ata janë njerëz, mos ofendo. Valëvite ti flamurin”, pas së cilës Baçev i thotë “valëvitë ti shqiptarizimin (shiptarskoto), valëvit aty me pedera”, tha Baçev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button