Zjarret në Kaliforni, të paktën 25 të vdekur

Të paktën 25 persona kanë vdekur pas zjarreve të mëdha në Kaliforni, thonë zyrtarët.

Vlerësohet se 250,000 mijë njerëz janë detyruar që të largohen nga shtëpitë e tyre, për t’iu shmangur tri zjarreve të mëdha që kanë kapluar këtë shtet amerikan, raporton BBC, përcjell REL.

Ndërkaq, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka shprehur zemërimin e tij, duke thënë se menaxhimi i dobët i pyjeve është shkaktari i zjarreve.

Zjarret nisën në qarkun Butte të enjten dhe zjarrfikësit ishin të pafuqishëm që ta ndalnin atë. Zjarri u përhap me shpejtësi në qytetin Paradise, duke shkaktuar dëme.

Meteorologët thonë se si pasojë e kushteve atmosferike, zjarret mund të mos shuhen edhe për një javë, por zjarrfikësit shpresojnë që të shfrytëzojnë ndaljen e përkohshme të erës dhe të shuajnë zjarrin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button