Kushtetuta e Maqedonisë, u miratua edhe amendamenti i tretë, garanton sovranitetin e fqinjëve

Me dhjetë vota për dhe dy kundër, Komisioni për Çështje Kushtetuese sonte miratoi  amendamentin e 35 me të cilin propozohet të vendoset qëndrim i ri me të cilin deklarohet respektimi i sovranitetit, integritetit territorial dhe pavarësisë politike e vendeve fqinje.

Deputetja e VMRO-së Bllagica Lasoska pyeti ministrin e punëve të jashtme Nikolla Dimitrov edhe për mënyrën e marrëveshjes së amendamenteve kushtetuese nëpërmjet telefonit me fqinjin jugor. Sipas saj, kjo ngjason sikur të jemi rajon i Greqisë apo njësi federale për të cilin ‘Qendra’ do të na tregon se si do të ndryshojmë kushtetutën, shkruan Nova, përcjell Portalb.mk.

“Mendoj se amendamentet më janë të përgatitura dhe do të përsëris që kemi punë me diplomaci serioze dhe se kjo është vetëm shfaqje për  publikun për të mbajtur shumicën duke thënë se kemi bashkëveprim dhe konsensus. Amendamentet janë gati qysh në nënshkrimin e Marrëveshjes dhe kjo duhet kështu të kalon që qytetarët të thonë që ja këta bëjnë marrëveshje në Parlament”, tha Laskoska.

Ministri Dimitrov në replikën e tij tha se nuk di se për cilat amendamente është biseduar në telefon siç tha Leskoska.

“Thash që këtë së bashku mund ta formulojmë dhe kur të vijmë në fazën e propozimit të amendamentit, ndoshta këtë formulë do të shfrytëzojmë. Amendamentet i formulojmë këtu, nëpërmjet këtij procesi, kurse në bisedimeve me ata marrim vetëm sinjalet ku shihen si problem”, tha Dimitrov

I fundit para komisionit u drejtua deputeti i VMRO-së Vllatko Gjorçev, i cili disa herë ishte paralajmëruar nga kryetari i Komisionit Talat Xhaferi që diskutimi i tij nuk ka të bëjë me debatin për amendamentet. Ai në fund lexoji numra të daljes në referendum në pothuajse të gjitha komunat ndaras dhe vlerësoi se qytetarët haptas janë deklaruar kundër Marrëveshjes më Greqinë.

Ndërkaq dje me 9 vota për dhe 7 kundër, Komisioni për Çështje Kushtetuese miratoi tekstin e draft-amendamentit mbi Preambulën. Me këtë amendament parashikohet ndryshimi i Prembulës në pjesën e KAÇKM-së ku “vendimet” do të ndryshohen në “shpallje” si dhe shtohet Marrëveshja e Ohrit. Në radhë është draft-amendamenti 35 i cili obligon Maqedoninë të respektojë sovranitetin, pacenueshmërinë dhe integritetin e shteteve fqinje.

Kuvend, u miratua amandamenti i radhës i ndryshimeve kushtetuese të Maqedonisë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button