Përsëri digjen mbeturinat në Tetovë, nga ato që nuk i sheh Inspektorati i Komunës (FOTO+VIDEO)

Mosgjetja e autorëve të djegies së mbeturinave dhe mospastrimi i deponisë jo-formale në “Lagjen e Romëve” apo në shtratin e lumit “Shkumbin” në Tetovë, ka bërë që disa qytetarë të pandërgjegjëshëm, të cilët assesi t’i identifikojnë autoritetet, edhe sot t’ua kanë vënë flakën mbeturinave, me të cilën e kanë ndotur ajrin dhe ambientin jetësor në Tetovë, njofton Portalb.mk.

Portalb.mk ka dalë në terren për të shikuar gjendjen, dhe prej në largësi ka parë dy persona, duke ikur nga vendi i ngjarjes. Rastin e kemi paraqitur në sistemin elektronik të Komunës së Tetovës.

QYTETARËT DUHET TË PARAQESIN DJEGIET E MBETURINAVE DHE NDOTJEN AJRIT NË NUMRIN 0800 55 043 OSE NË E-REPORT.

Rikujtojmë në të njëjtin vend, para një jave Portalb.mk siguroi fotografi dhe dëshmi se digjen mbeturinat, por inspektorët komunal, nuk kanë arritur t’i gjejnë kryerësit. Nga Komuna e Tetovës na thanë se kanë nxjerrë inspektor në terren, por që, sipas tyre, ata nuk kanë mundur të gjejnë gjurmë zjarri në këtë pjesë të qytetit.

LEXO: Tetovë, në “Lagjen e Romëve” djegie masive të mbeturinave, tymi helmon banorët (FOTO)
LEXO: Tetovë, Inspektorati komunal i ekologjisë mbetet i verbër përpara fakteve (FOTO)

“Inspektorët e ekologjisë në Komunën e Tetovës kanë dalë në vendngjarje dhe nuk kanë arritur të shohin gjurmë zjarri në këtë pjesë të qytetit ” na thanë nga Komuna e Tetovës. Por, era tym nuk ndalet në qytet!

Nga ana tjetër, edhe qytetarët e Tetovës vazhdimisht denoncojnë raste në uebsajtin E-report të Komunës së Tetovës por angazhimi i inspektorarit lë shumë për të dëshiruar.

Inspektorati i padobishëm

Djegie të mbeturinave në Tetovë ka vazhdimisht, por rrallë ose asnjëherë nuk kapen autorët.
Kjo ndodh për arsye të mosveprimit në kohë të autoriteteve të rendit dhe të Inspektoratit Komunal. Rasti i fundit ishte më 20 shtator të këtij viti, ku gjatë orëve të mëngjesit banorët në disa lagje të Tetovës raportuan se po ndiejnë erë të keqe, e cila sipas të gjitha gjasave vinte nga djegia e mbeturinave, megjithatë inspektorët janë vonuar dhe nuk kanë arritur që në kohë t’i kapin ndotësit.

Rast që duhet përmendur është edhe ai i djegies masive të deponisë në hyrje të Tetovës, që edhe pas 1 viti, autoritetet e rendit dhe ndjekjes ende nuk kanë arritur që t’i gjejnë autorët dhe t’i vendosin përpara drejtësisë.

LEXO: Tetovë, ndotësit e ajrit zgjohen më herët se inspektorët komunal
LEXO: Një vjet nga djegia e deponisë së Tetovës, zjarrvënësit ende në liri

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button