Arben Xhaferi në rrezik jete

Ish kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare dhe kryetar i kuvendit të përgjithshëm Arbër Xhaferi është gjetur në gjendje kome në banesën e tij gjatë ditës së djeshme që gjendet në qendër të Tetovës dhe mënjëherë është dërguar në Spitalin Klinik të Shkupit ku i është dhënë ndihma e parë, njofton Tv Koha Tetovë.

Mjekët bëjnë përpjekje për shpëtimin e tij ndersa akoma gjendja shendetesore e tij eshte në rrezik për jetë.

Kohëve të fundit Xhaferi vuante nga sëmundja e Parkinsonit, që ishte shkak për largimin nga marrja me politikë aktive ndërsa kohëve të fundit ai më shumë merej me shkrime autoriale. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button