Shkupi më 12 gusht sikur para 100 viteve

Njëjtë sikurse para 100 viteve kryengritësit e udhëhequr nga Hasan Prishtina çliruan Shkupin, pas 100 vjetësh, më 12 gusht do të defilojnë rrugëve të këtij qyteti, familjarët e tyre dhe të atyre që kanë kontribuar gjatë 100 vjetëve për Shkupin. Nisja e familjarëve të pinjollëve do të bëhet nga Prishtina në orën 12 për të arritur në Shkup në orët e pasdites, ashtu siç arritën kryengritësit e Hasan Prishtinës dhe për t’iu bashkangjitur më pas aktiviteteve të tjera që organizohen me rastin e 100 vjetorit të çlirimit të Shkupit.

Aktivitetet nisin në orët e para të mëngjesit me promovimin e pullës postare “Zani i Maleve” nga  Postat e Maqedonisë. Pastaj do të mbahet në gjuhën shqipe mesha për hir të Kolë Bojaxhiut, babait të Nënë Terezës, i cili themeloi korrin “Zani i Maleve “ për të pritur kryengritësit që çliruan Shkupin. Në orët e pasdites do të mbërrijnë në Shkup, pinjollët e familjeve që kanë kontribuar për çlirimin e Shkupit.

Ato do të vijnë duke marshuar nga Prishtina drejt Shkupit, dhe do të defilojnë nëpër rrugët e Shkupit. Më pas në Çarshinë  e vjetër do të shtrohet një iftar masiv, ndërkaq në orët e mbrëmjes në afërsi të Kalasë së Shkupit do të mbahet një koncert./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button