Ylli i Liverpulit është bërë artist tatuazhesh dhe “pastrues” kanalizimesh

Periudha pas tërheqjes së Daniel Aggerit nga futbolli aktiv është shumë e ngjashme me karrierën si lojtar profesionist, duke përzier punët e ndyra me artin.

Pas tërheqjes, që ai e quan të parakohshme nga futbolli aktiv në vitin 2016 me vetëm 31 vjet, ish-mbrojtësi i Liverpoolit vendosi që të investonte në dy gjëra, në pasionin dhe domosdoshmërinë e tij: pra, në tatuazhe dhe kanalizime, transmeton Koha Ditore.

Mbrojtësi danez është trajnuar për të qenë artist i tatuazheve dhe tashmë ai është pjesë e një prej dhomave më të mëdha në botë të këtij arti, e njohur me emrin “Tattoodo”. Por, ai nuk është mjaftuar vetëm me tatuazhe, pasi ka investuar para edhe në biznesin e tij që ka të bëjë me kanalizimet.

33-vjeçari në vitin 2013 kishte themeluar kompaninë “KloAgger”, në të cilën ka investuar 600 mijë euro. Tash, me këtë kompani, Agger menaxhon sistemet e ujërave të zeza në Danimarkën. Pra, vetë emri i kompanisë “KloAgger” do të thotë “Toalet Agger”. Edhe pse është pronar i kësaj kompanie, Agger është i përfshirë në punë për çdo ditë dhe ndihmon punëtorët tjerë. Por, ai njëkohësisht është i përkushtuar edhe pas tatuazheve. Ka zbuluar se tatuazhin e parë në trupin e tij e ka bërë në moshën 15-vjeçare.

Karrierën si futbollist e nisi te Brondy në vitin 2004, kurse prej vitit 2006 deri në vitin 2014 luajtur te Liverpooli. Pas kësaj, ai është kthyer edhe për dy vite te Brondby përpara se të tërhiqej plotësisht nga futbolli aktiv. Ka edhe 75 ndeshje e 12 gola të shënuar me Danimarkën.

“Ishim me shkollë në ekskursion në Paris dhe aty ka nisur dashuria ime për tatuazhet. Të parin e kam bërë në Paris, të cilin e kam ende në trup”, shpjegon Agger.

Pas tatuazhit të parë, Agger pothuajse ka mbuluar çdo centimetër të trupit me këto vepra. Përgjatë shpinës së tij, ka varreza të vikingëve, pastaj zemra, proverba latine dhe emrat e anëtarëve të familjes së tij në pjesët tjera të trupit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button