Dhe unë shpresoj…!

Vazhdoj shpresoj.  Shumica e popullit shqiptar  vazhdojnë  shpresojnë  se një ditë, do të jetë  dita vendimtare e reformave, ku do të zëvendësohet PREMTIMI  si  REALIZIM,  DHUNA si RESPEKT  dhe URREJTJA si DASHURI. Përkundër asaj që në kushtetutën e këtij shteti ETNIK  – shënon : Maqedonia  është  e maqedonasve, shqiptarëve, serbëve, boshnjakëve, etj , ne nuk përfillemi aspak.

Vazhdojmë  shpresojmë  se një  ditë, vëllai im shqiptar, do të  punësohet në  një  institucion shtetëror pasi që  deri në të  kaluarën e afërt nuk kishim mundësi  të ëndërrojmë për një gjë të tillë, shpresojmë  sepse ashtu na premtuan udhëheqësit tanë.

Vazhdojmë  shpresojmë, se një  ditë do t’ju ndihmohet të  varfërve tanë, nga ata që  vozisin AUDI-ja e BMw-ja, e që  fshihen ndër klima, e që nuk ju kushtojnë  rëndësi aspak, atyre qe nuk kanë si të fshihen nga rrezet e diellit, ose përkundrazi nga acari i ftohtë.
 
Për besë, të gjithë  jemi në dijeni të parimit ”Nëse ju nevojitet ndihma ime , njëherë  më fuqizoni mua , pastaj un ju fuqizoj juve“.   Ju fuqizuam , ju bëmë me pushtet ! – Edhe ju na fuqizuat neve. E bëtë popullin shqiptar, ndër popujt më të varfër në ballkan.. Investuat në popullin shqiptar PUSHKEN, jo KALEMIN. Investuat në popullin shqiptar urrejtjen, se kush me cilën parti politike është. Me te vërtetë nuk duhet harruar, kemi rritur numrin e partive politike, nëse shikojmë për kokë banori, jemi prej më të pasurve me parti.

    
T’ju japim një këshillë të nderuar udhëheqës (politikan). Ju jeni sikurse 1 artikull që mund të blejmë  në pazar. Ju fusim nga ana e djathtë  e peshores , aq më shumë  që  i vendoset peshë  anës së majtë  të  peshores , aq më lartë ngriheni juve.  Po që se heqim peshën që  është  vendosur në anën e majtë  të peshores , që në këtë rast pesha figuron popullin ( ata qe japin votën ) , ju humbet vlera totalisht.
    
Çdoherë  e më shumë na rriten shpresat boshe, me qëllim për një  jetë më të mirë.
Jetojmë në kontinentin Evropian,  me mentalitet “evropian” , mirëpo një mangësi, që do të “rregullohet” në të ardhmen, jetojmë me kushte afrikane.
 
Çdoherë  prolongohen projektet qe kanë  të bëjnë me përmirësimin e jetës aktuale te banorëve shqiptarë, konkretisht të komunave shqiptare.

Përkundër asaj që ne fituam shumë të drejta pas tensioneve të vitit 2001, jemi humbës në të drejtën e luftës me nënshkrim. Edhe pse momentalisht, lufta nuk figurohet në mënyrën e plumbave, dhe bombardimeve, mirëpo përdoret një mënyrë tjetër e luftës , që në fakt quhet “Lufta e Nënçmimit“, e që ne nuk mund ta kuptojmë se, jemi duke humbur.

Lajme të ngjashme

Back to top button